“Dashuria për Europën dhe urrejtja ndaj vendit, do na lë këtu ku...

“Dashuria për Europën dhe urrejtja ndaj vendit, do na lë këtu ku jemi!“

223
0
Shares

“Vetëm dashuria për vendin mund të na bënte Europianë! Dashuria për Europën me urrejtje ndaj vendit, minimumi na lë këtu ku jemi! “ Me këtë postim e ka nisur mëngjesin e tij ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ndërkohë që Shqipëria mori dje lajmin e hidhur për shtyrjen e hapjes së negociatave me BE pën në Qershor të vitit 2019.

Ndërsa një ditë më parë Manjani mendonte se kjo ishte përgjigje për mënyrën e  qeverisjes sot  ish-ministri e konsideron përgjegjësi të qytetarëve që kjo qeverisje vazhdon.. “Pa aftësia për të ndërruar politikanët që qeverisin sipas qejfit të tyre na ngarkon të gjithëve ne me faj! Asnjë popull tjetër ne Ballkan e Europë nuk e ka këtë defekt!E hidhur sa më ska! Por kjo është e vërteta jonë!”- reagon Manjani ne FB.

POSTIMI I PLOTË:

E hidhur..
————
Vetëm kur të vendosim ne Shqiptarët ta duam Shqipërinë, do jemi në Europë!

Nuk ka asnjë dyshim që dashuria për vendin mungon! E quajmë poezi këtë gjë prandaj dhe se vlerësojmë..

Por e thënë më shkoqur:

Nëse rinia sheh të ardhmen e saj jashtë vendit;

Nëse familjarë aplikojnë masivisht (të parët në çdo statistikë) për green card apo për azil;

Nëse ata që mbesin në vend presin të hanë nga djersa e emigrantëve apo lëmosha e qeverisë;

Nëse votimet janë formalitet sepse fiton gjithnje parrelliu dhe i forti;

Nëse politika zhytet përditë në skandale, krim e korrupsion dhe populli nuk reagon;

Nëse të giithë i japim mend njëri-tjetrit në FB dhe vendin e lëmë në dorë të atyre që e shesin për një mos deklarim publik të së keqes;

Natyrisht ska Europë! Sot jo e jo, por as sot një vit! E as sot e shumë vite në vijim!

Vetëm dashuria për vendin mund të na bënte Europianë!

Dashuria për Europën me urrejtje ndaj vendit, minimumi na lë këtu ku jemi!

Dhe ketu ku jemi na njohin për: emigrantë; trafikantë; kriminelë e të korruptuar!

Pa aftësia për të ndërruar politikanët që qeverisin sipas qejfit të tyre na ngarkon të gjithëve ne me faj!

Asnjë popull tjetër ne Ballkan e Europë nuk e ka këtë defekt!

E hidhur sa më ska! Por kjo është e vërteta jonë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY