Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lubonja deklaratë “bombë”:Vetë shteti fshihet pas milionave të gjetura në Toyota

25/06/2018
Lubonja nuk ka mëshirë, reforma në drejtësi një dështim, 128 shefa policie, bosa droge
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për misterin e milionave të kapura në Toyota Yaris.

Sipas Lubonjës, nuk ka mundësi se si Shteti të mos ketë qenë në dijeni për këtë, dhe nisi me akuzat e krijimit të një ekonomie kriminale.

Po ashtu analisti kërkoi që PD duhet të japë provën e saktë në lidhje me ngjarjen përndryshe sipas tij mbetet për qëllime politike.

“Kam frikë se kemi të bëjnë me shtetin vetë më duket mua, në shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve dhe këtyre skandaleve, pra më shumë mund të thuhet që kemi një mafie që ka shtetit e vet në këtë rast. Këto banda janë mënyra jonë e mbijetesë, këto banda kriminale, këto para që kanë ardhur me këtë makinë, padyshim janë para droge dhe i kanë pasur një lloj rrugë të garantuar, që fillon që tek polica e me radhë.

Basha e ka ditur këtë vjen për shkak se këto vijnë nga shërbime të jashtë, dhe kjo ndoshta ka bërë që ata t’i japin ndonjë informacion Bashës, po nëse Basha e bëri mirë e bëri kështu apo jo kjo është çështje tjetër. PD duhet ta japë provën të saktë përndryshe mbetet që bëhet për qëllime politike. Unë mendoj se për qëllime politike bëhet.

Si nuk dika një kryetar Bashkie se nga vijnë këto para. Si nuk e dikan nga u bëka gjithë kjo ekonomi kriminale, si u ngrikan këto kulla. Këtu nuk ka dëshirë për ta zbuluar këtë, prandaj ka një bashkëjetesë me krimin. Këtu mafia ka shtetin e vet. Erdhi nga Kolumbia më përpara 600 e ca kg kokainë, atij tjetrit i fluturojnë nga makina 800 mijë euro, tani del e kjo. Ne jetojmë si peshqit në këtë ekonomi kriminale. Këtu ato peshqit e mëdhenj e mbajnë këtë ujë të pisët se vetëm ashtu mund të mbijetojnë. Prokuroria duhet të hapë hetim menjëherë. Këtu shoh që nuk ka dëshirë as për bashkëpunim,” tha Lubonja.

A është krimi që ka shtrirë rrënjët te politika, apo është politika që kontrollon krimin sipas interesave të veta?

Ne kemi ndërtuar një ekonomi të bazuar te krimi, ekonomia gjithmonë kap politikën. Ekonomia kriminale ka hyrë në parlament. Nuk e di të them se kush është më përgjegjës. Kam më respekt për këta që trafikojnë se sa për politikanët që i shfrytëzojnë paratë e tyre për t’u pasuruar duke ditur se me këtë bashkëveprojnë, dhe mbrohen me kostumin e politikanit.

Kush i lëvizin këto shuma të mëdha parash pse opozita nuk i denoncon?

Nuk besoj se ata kanë frikë, mund të kemi ne frikë gazetarët, apo edhe prokurorët që merren me çështjen. Por nëse do kishte një lëvizje politike që do donte të çrrënjoste krimin nga vendi, do ishte shumë e lehtë. Në vend që të ndërtojnë një strategji, ata nuk e bëjnë.

Tags: eurofatos lubonjatoyota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.