Arrestohen adoleshtët vidhnin dyqanet ne qytetin e Vlorës

Arrestohen adoleshtët vidhnin dyqanet ne qytetin e Vlorës

102
0
Shares

Policia e Vlorës ka arresuar dy shtetas dhe po procedohet në gjendje të lirë, autorë të vjedhjeve të ndodhura në disa lokale dhe dyqane të qytetit të Vlorës. Të arrestuarit mes tyre edhe një minoren janë zënë në flagracë tek vidhin në lagjen “28 Nëntori”. Policia ka zbardhur edhe vjedhjet e tjera qe kane bërë grupi i adoleshentëve dhe ia ka referuar këtë cështje Prokurorise.

NJOFTIMI i PLOTË:

Dokumentohen disa vjedhje të kryera në qytetin e Vlorës.

Arrestohen dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në qytet si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë autorët, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë.

R.L., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohet në gjendje të lirë shtetasi minoren K.B..

Këta shtetas më datë 23.06.2018, në lagjen ”28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.M., ku kanë marrë një shumë lekësh.

Po ashtu gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjera vjedhjeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 08.05.2018, në lagjen ”24 Maji”, kanë vjedhur lokalin e shtetasit V.F.

Më datë 18.04.2017, në lagjen ”Pavarësia”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D.

Më datë 19.06.2018, në lagjen ”Pavarësia 3”, kanë  vjedhur dyqanin e shtetases F.F.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë autorët kryerës të veprave penale, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurtë për të gjithë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm, për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY