Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alarmi i gazetarëve në Tryezën e medias: Copyright, not the right to copy*

25/06/2018
Alarmi i gazetarëve në Tryezën e medias: Copyright, not the right to copy*
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli Shqiptar i Medias organizoi tryezën e diskutimit për të drejtën e autorit në median online.

Këshilli Shqiptar i Medias organizoi sot tryezën e rrumbullakët “Copyright, not the right to copy” e cila fokusohej te e drejta e autorit për median, sidomos atëonline.

Kjo tryezë synon të nxisë debatin rreth sfidave me të cilat përballet e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale në median e re.  

Të ftuar në panelin e moderuar nga gazetari Alfred Lela, ishin Akademiku Artan Fuga, gazetarja Ilva Tare, Neritan Sejamini, drejtues i Exit.al dhe Brikena Kasmi, juriste e specializuar për të drejtën e autorit në media.  

Koloreto Cukali, drejtori i Këshillit të Medias, pasi prezantoi synimet dhe punën e Këshillit, si dhe uebsajtin kshm.al, vuri theksin te fakti që e drejta e autorit është një pjesë e rëndësishme e etikës dhe e Kodit të Etikës së gazetarit.

Të pranishmit vlerësuan se lulëzimi i medias online, në Shqipëri ka krijuar mundësi të mëdha për komunikimin dhe shprehjen, por gjithashtu dhe një seri sfidash për të drejten e autorit dhe pronësinë intelektuale. Kjo e drejte  ka pësuar një transformim të madh.

Media online krijuar mundësinë për një ‘kopjim të përsosur’, të paautorizuar dhe të menjëhershëm, për riprodhimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes duke sjellë kaos në portale.

Alfred Lela, drejtues i Politiko.al foli për nevojën e hedhjes së hapave të pare, në atë që ai quajti portalosferë, një burim i pashmangshëm informacioni dhe ndikimi. Nëse ka nevojë për ndryshime duhet filluar nga nevojat më akute dhe ky është një ‘program’ që shmang vjedhjen pa kriter online”.

Ilva Tare tha se gazetarët janë larguarnga parimet bazë duke filluar nga te 5 pyetjet e famshme të gazetarisë. Sipas saj në një sondazh, ende të pa publikuar, ka rezultuar se vetëm 14% e të pyeturve besojnë në median online. Sipas Tares “zgjidhja qëndron në kthimin terregullat bazë” .

Profesor Artan Fuga në prezantimin e tij solli shembuj nga eksperienca me mediat duke konkluduar se “Ka ardhur koha që online të bëhet një media e mirëfilltë rrjeti, interaktive dhe të heqë dorë nga teknikat e medias së vjetër.”

Drejtuesi i Exit.al, Neritan Sejamini tha se zgjidhja e çështjes së pronësisë intelektuale duhet të nisë nga zgjidhja e çështjes së financimeve dhe parimi i konkurencës. Sipas tij copy/paste dëmton së pari konkurencën e ndershme dhe kjo e fundit është jetike për median.  

Juristja Brikena Kasmi foli për mungesën e legjislacionit që trajton median e re dhe nevojën e një vetërregullimi, detyrë që mund ta bëjë Këshilli i Medias.

Nga diskutimet që u bënë në fund doli në pah nevoja për rritje të standardeve të të bërit gazetari. Valmora Gogo e hashtag.al theksoi se duhet pranura realiteti i portaleve si aktor në treg dhe se tashmë ata janë konkurentë seriozënë informimin e publikut, pavarëisht të metave, disa prej të cilave i kanë të trashëguara nga media tradicionale. Gjithashtu u hodh ideja e krijimit të nje grupimi mediash të reja që do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi me kritere dhe rregulla të rishpërndarjes së lajmeve, por edhe për të ruajtur standardet e gazetarisë së mirëfilltë si garanci për vetëregullimin në median e re.

Kjo tryezë u vlerësua nga të pranishmit si një hap i parë për procesin e gjatë dhe të komplikuar të funksionimit të mirëfilltë të medias së re.

Aktiviteti u bë i mundur falë një granti në kuadër tëprojektit të përbashkët rajonal të BE/CoE “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore për Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Evropën Juglindore (JUFREX)”

*Copyright, not the right to copy, nga anglishtja: e drejta e autorit nuk është e drejta e kopjimit.

Tags: Portale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.