Prishtinë-Beograd/ Thaçi: Marrëdhëniet duhen normalizuar, por Kosova mos të bëjë më lëshime

Prishtinë-Beograd/ Thaçi: Marrëdhëniet duhen normalizuar, por Kosova mos të bëjë më lëshime

157
0
Shares

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka premtuar të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Jam i bindur se ka ardhur koha, pas 20 vjet negociatave me Serbinë, për të nënshkruar një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë që do të përfundojë një epokë tragjike që zgjati më shumë se një shekull”, tha Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në takimet e radhës do të ketë edhe më shumë përfshirje të faktorëve tjerë. Ndërkohë ka paralajmëruar se po përgatitet për marrëveshjen Finale me Serbinë.Ndërkohë thotë se Kosova nuk ka arsye për të bërë lëshime. Konflikti i ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rrezik për konflikte të reja.

Ky është takimi fillestar. Takimi i parë për fazën finale. Do të jetë një bazament për dinamikën e mëtutjshme.Mendoj se Kosova ka edhe vendosmëri, edhe përgjegjësinë për këtë proces. Ky është proces që u takon të gjithëve”,Do të jemi të bashkuar në fazat e ardhshme. Do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare.Pa normalizim të raporteve tona askush nuk do ta mirëpresë  as Kosovën dhe as Serbinë”, cituar nga Express.

Shefi i politikës së jashtme të BE Federica  Mogherini  ka thënë se të dy presidentët duhet të “marrin në konsideratë marrëveshjet ekzistuese, të informojnë për arritjet e deritanishme, si dhe të diskutojnë hapat e ardhshëm në kuadrin e një periudhe intensive përpara”.

Thaçi tha se negociatat e ardhshme do të jenë të vështira, por të nevojshme nëse Kosova dëshiron të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO.

Ish-provinca e Kosovës shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet si një shtet sovran nga më shumë se 110 vende, por jo nga Beogradi dhe Moska.Si Serbia dhe Kosova po ndjekin anëtarësimin në BE dhe blloku kërkon një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve të përfunduara deri në fund të vitit 2019.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY