Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përplasen vellezerit:”Me kthe lekët sepse do më ndash nga gruaja”

24/06/2018
Përplasen vellezerit:”Me kthe lekët sepse do më ndash nga gruaja”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një borxh është bërë shkak që dy vëllezër të përballen me njëri-tjetrin në seancën e ndërmjetësimit, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

 Nuriu ka qenë ai që ka kërkuar përballjen me vëllain e madh Haxhiun, që e konsideron në vend të babait, për shkak të moshës së tij.

Nuriu i ka ardhur shumë në ndihmë të vëllait, por ka ardhur një moment që ai nuk mund të tolerojë më. Ai tregoi se është stresuar shumë për këtë problem dhe ka pasur edhe kontradikta me gruan.

“E kam prurë këtu byrazerin se në vitin`91 mori 16 dynym tokë pa 24 metra. Byrazeri më tha do iki në Greqi se nuk kam mundësi ekonomike dhe më tha që të ndihmoja nipërit dhe kunatën”, u shpreh ai.

Nuriu tregoi se edhe pse vëllai e kishte tokën me tapi, kunata kishte grindje me banorët e tjerë të zonës për shkak të saj.

“Ishte një Bari aty që nuk e linte të punonte tokën. Bariu ishte ai që i kishte zaptuar tokën Haxhiut”, tha Nuriu, duke treguar se i ka dalë zot tokës së vëllait, si dhe e ka ndihmuar nga ana ekonomike. Ai tha se Bari Ymeraj i kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte kërkuar të largonte kunatën nga ajo tokë, pasi ishte toka e tij.

“Bleva naftën, mora traktorin dhe doja të punësoja dikë që të lëronte tokën. Traktoristi nuk vinte sepse thoshte që Haxhiu nuk ka lekë, është dobët. Do vish ta lërosh tokën i thashë se lekët e tua janë këtu në xhepin tim”, tregoi Nuriu që i pagoi vetë paratë për të ndihmuar vëllain.

Ndërkohë që po lëronte tokën, shkoi Bariu me dy vëllezërit dhe djalin për ta penguar, me pretendimin se tapia e Haxhiut ishte e falsifikuar. Por Nuriu ishte i sigurt që do ta zgjidhte keqkuptimin me ta, pasi ishin rritur bashkë dhe i konsideronte vëllezër. Por përpos kësaj, Nuriu është shqetësuar me të vëllanë, pasi pretendon se i ka dhënë para borxh vëllait disa herë, madje edhe kur ai ka ikur në Greqi.

“Të kam ndihmuar dhe jam bërë copash.Ça të bëj tani? Më ke futur në konflikt me gruan! I kam dhënë 400 mijë Dhrahmi”, u shpreh ai, por Haxhiu nuk pranoi që t’i ketë borxhe të tjera të vëllait, përveç shumës prej 435 mijë lekë të vjetra që i ka dhënë për të ndjekur gjyqet.

“Unë s`kam marrë kurrë Dhrahmi te ky!”, tha Haxhiu, ndërsa i vëllai iu kundërpërgjigj: “Ne kemi kaluar mirë dhe unë të kam respektuar. Por më ke 2 milionë lekë. Kam lënë punën time. Unë lekët t`i dhashë ty, ti s`mban mend!”

“Unë mend s`mbaj, i mbajnë gratë që kanë shënimet. Te jot shoqe unë s’kam marrë asnjë kokërr leku”, kundërshtoi Haxhiu.

Pas replikave, herë pas here edhe me humor të vëllezërve, Nuriu i bëri Haxhiut një propozim: nëse nuk ka para për t’i shlyer borxhin, ta shpërblejë atë me 2 dynym tokë. Haxhiu iu përgjigj propozimit të vëllait: “Në këtë moshë më nxorre bojën në publik, kur të vemi atje (në shtëpi) do i zgjidhim këto muhabete. Po të pata 2 milionë lekë, do të të jap 4 dynym , jo 2 dynym. Por po s`të pata borxh, asnjë dynym nuk të jap!”

Ai këmbëngulte që ia ka shlyer borxhin vëllait, por ky i fundit e mohoi vazhdimisht këtë gjë. Nuriu e justifikoi vëllain që nuk i mban mend borxhet, pasi kanë qenë 11 persona në një shtëpi dhe problemet ekonomike kanë ndikuar shumë te ai.

Haxhiu u shpreh se i vjen turp që gjenden në këtë situatë, ndërsa i vëllai iu drejtua: “Po të të vinte turp, nuk do mohoje lekët e vëllait dhe gjakun. Se unë të jam gjendur pranë, të kam ndihmuar jo me interes. Borxhin ta kam dhënë borxh, por jam bërë dhe unë me stres dhe me kontradikta me gruan”.

Nuriu tha se nëse nuk do ta kishte ndihmuar të vëllanë do të kishte përfunduar ndërtimin e pronave të tij dhe më pas do t’i kishte shitur. Por pa hezituar fare ai vendosi ta ndihmojë Haxhiun, pa e ditur se ky i fundit do t’ia mohonte borxhet.

I pyetur nga juristja Eni Çobani nëse kanë dokumente për të vërtetuar borxhin, Haxhiu tha se “gratë i kanë sekretare”, pasi ato i mbajnë të gjitha llogaritë.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Haxhiut, çka e habiti shumë Nuriun. Ky i fundit u shpreh se ka bërë gjithçka për vëllain, por nuk ka besim më te ai se herë i thotë që do t’i japë tokë në një terren tatëpjetë dhe herë në një terren të mirë.

Vëllezërit u pajtuan vetëm pasi Haxhiu premtoi që do të firmoste një deklaratë te znj. Eni Çobani për premtimin e dhënë, duke e përfunduar kështu me sukses seancën e ndërmjetësimit mes dy vëllezërve./tvklan

Tags: shihemi ne gjyq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.