Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas dy divorceve, vajza thërret prindërit:”Eshtë fati im nuk është faji juaj”

24/06/2018
Pas dy divorceve, vajza thërret prindërit:”Eshtë fati im nuk është faji juaj”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Të jetosh për vetveten, jo për të tjerët”.

Këtë ka kuptuar Ermelinda nga Kuçova pas dy martesave të dështuara ndër vite. Në të dy rastet familja ka qenë “shkesi” i martesave të saj. Megjithse kjo është thjesht një rastësi e fatit, babai i saj ndihet në faj. Vajza kishte ardhur tek “E diela shqiptare” në TV Klan për t’u dhënë një mesazh prindërve që të lirohen nga kjo barrë dhe se pavarësisht gjithçkaje ajo ndihet e lumtur.

Prej tre vitesh ajo jeton në Zvicër, vend i cili i ka ofruar mundësi të reja për të punuar e për ta parë jetën në një tjetër këndvështrim. Duke qenë mësues me profesion, babai i saj Aliu nuk e ka patur të lehtë të pranojë faktin që vajza nuk vazhdoi studimet e larta dhe se bashkëjetesa i qëlloi dy herë me personat e gabuar. Përtej dëshirës së prindit për ta parë fëmijën të jetë i lumtur e të ecë përpara është edhe opinioni i zonës ku jetojnë ai që i vret vazhdimisht.

Pasi mbaroi gjimnazin, 12 vite më parë, Ermelinda nuk dëshironte të vazhdonte shkollën e lartë megjithse babai i saj i lutej sepse dontë të vazhdonte në gjurmët e tij. Në moshën 19 vjeçare u fejua me shkuesi me një person që i’a sugjeruan prindërit. Pas një bisede jo më shumë se 30 minuta dy të rinjtë i dhanë fjalën njëri – tjetrit dhe këtu nisi bashkëjetesa e tyre. Ajo shkoi të jetonte tek familja e të fejuarit dhe vetëm dy ditë më pas fillojnë sherret me vjehrrën.

“Një nuse duhet të ngrihet në mëngjes e ti bëjë kafen vjehrrit dhe vjehrrës. Një nuse duhet të lajë, të shplajë, të pastrojë e të kujdeset për shtëpinë”, kanë qenë fjalët tipike të vjehrrës së Ermelindës, si pikënisje për grindjet e vazhdueshme. Megjithse bashkëshorti i kishte thënë që të mos u jepte rëndësi fjalëve të nënës së tij, ai u largua drejt Greqisë si emigrant dhe nuses së re i duhej të përballej çdo ditë me “tekat” e vjehrrës që i shtonte sulmet nga dita në ditë.

Ermelinda tregon se ajo bënte çdo përpjekje për t’a ulur, ofenduar dhe dekurajuar që të vazhdonte martesën. Gjërat arritën deri aty se vjehrra i thoshte “vizitohu sepse duhet të jesh e sëmurë me leuçemi që je kaq e dobët”. Rezultatet e analizave duhej t’ia jepte vjehrrës për të provuar të kundërtën që nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Ajo kontrollonte telefonatat që Ermelinda bënte me bashkëshortin në Greqi, kontrollonte paratë që ai i dërgonte dhe duke parë se çifti i ri e mbante konstante lidhjen pavarësisht sulmeve, ndoqi taktikën tjetër.

Filloi t’i fliste keq të birit për nusen dhe ai fatkeqësisht besoi të ëmën. Rralloi telefonatat deri në heshtjen e plotë. Kështu u prish martesa e parë, pa i shijuar asgjë të bukur por vetëm grindje e intriga. Normalisht që prindërit e Ermelindës e përjetuan shumë keq këtë që i ndodhi vajzës së tyre por dy vite më vonë i sugjerojnë një tjetër person për të lidhur jetën. Me keqardhje Ermelinda kujton se u përsërit e njëjta histori.

“E meta e tij ishte sepse ai pinte alkool dhe luante bixhoz dhe kur e kam marrë vesh këtë më ka rënë si bombë”. Të gjitha problemet dhe sfidat që u ishin dashur të përballonin ajo i ka hequr vetë dhe me ndihmën e familjes pasi bashkëshorti i dytë nuk kontribuonte në asgjë. Pas 8 vitesh martesë duke provuar fatin sa në Shqipëri dhe jashtë saj, Ermelinda vendosi t’i thotë “stop” vuajtjeve. Ajo kishte filluar ta donte atë person me gjithë të metat e tij por duke e parë se ai nuk kishte dëshirë të ndryshonte mori vendimin që të mos vuajë më as ajo e as familja e saj. E ndërkohë që Ermelinda e ka kaluar tashmë këtë kapitull të errët në jetën e saj, ata të cilët ndihen në faj dhe ende nuk e mbledhin veten, janë prindërit e saj. Prindërit ndihen në faj që nuk kanë këmbëngulur që vajza të vazhdojë studimet e larta dhe mbi të gjitha që i kanë sugjeruar dy persona të cilët jo vetëm që nuk arritën të krijojnë një familje të shëndoshë por i morën disa nga vitet e rinisë vajzës së tyre.

“Unë vërtetë nuk vazhdova shkollën e lartë por kam vazhduar shkollën e jetës që ndonjëherë është akoma më e vlefshme. Më ka bërë kjo që unë jam sot. Nuk dua të shoh më lot në sytë tuaj sepse dhe në sytë e mi kanë mbaruar tashmë lotët. Unë e kam gjetur lumturinë e shpirtit tim dhe nuk dua të merakoseni për mua e të ndiheni fajtorë apo të dëgjoni opininonin publik. Ky ishte fati im. Unë prej një viti kam parë vetëm gjëra të bukura”, u ka thënë Ermelinda prindërve.Betejën më të madhe çdo njeri e ka me vetveten për të kuptuar rrugën që të çon drejt lirisë personale, pa cënuar atë të tjetrit. Ermelinda ka krijuar “imunitet” ndaj opinionit të të tjerëve dhe këtë gjë kërkon që ta kenë dhe prindërit e saj. Në fund të fundit, si i thonë? Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë!

Tags: divorcPrinder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.