Policia e Tiranës është alarmuar mbrëmjen e sotme për shkak të një valixheje të dyshimtë që është gjetur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
NJOFTIMI I POLICISE:
“Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë”,
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/