Berat/I sëmuri mendor mban peng djalin e tij, dëshmia e djalit

Berat/I sëmuri mendor mban peng djalin e tij, dëshmia e djalit

110
0
Shares

Një 43 vjeçar mbante peng djalin e tij duke e kërcënuar me jetë për disa orë rresht. Ai thuhej se kishte probleme mendore të theksuara duke e mbajtur të mbyllur djalin e tij në banesë.

17 vjeçari është liruar vetëm me ndërhyrjen e policisë e cila u sinjalizua nga fqinjët aty afër. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen ”30 vjetori” në qytetin e Beratit

Ndërkohë është mësuar se personi që mbante peng djalin e vet, kishte kujdestarinë e djalit ps divorcit me gruan, e cila ishte larguar nga banesa.Admir Duro dhunoi djalin e tij psikologjisht për shkak të gjëndjes së rëndë mendore.

Pas kësaj ngjarje, djali pasi është shpëtuar, ka rikonfirmuar se  shëndeti mendor i të atit ishte në përkeqësim dhe se ditën e djeshme pas një debati mes tyre, ai e kishte mbajtur peng, duke mos e lejuar që të dilte jashtë e madje e kërcënonte.

Burime nga Policia e Beratit bënë të ditur se 43 vjeçari nuk ka dashur të vetëdorëzohet duke kundërshtuar dhe goditur me sende të forta duke dëmtuar dy efektivë.  Policia ka arritur ta qetësojë 43 vjeçarin të cilin e shoqëruan me autoambulancë drejt spitalit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij mendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY