Matura ‘e vrarë’ nga ministria, vlerësimet e provimeve të letërsisë tregojnë dështimin...

Matura ‘e vrarë’ nga ministria, vlerësimet e provimeve të letërsisë tregojnë dështimin e ministrisë

118
0
Shares

U denoncuan disa herë  nga deputetë të partisë demokratike rastet e shkeljeve të rregullave në provimet e maturës, ku tezat dilnin dy orë para provimit. Moment tjetër po aq problematik është dhe rezultatet e marra nga maturantët , të cilat tregojnë dhe njëherë dështimin e reformës në arsim duke lënë pasoja të mëdha dhe të pashmangshme tëk maturantët.

Disa maturantë fitues të Olimpiadës së Letërsisë, kanë marrë notë mesatare pikërisht  në provimin e maturës. Nga ana tjëtër, ata që nuk pretendonin notë të lartë duke mos bërë maksimumin ose duke kopjuar janë vlerësuar me nota relativisht të larta.

Denoncimi vjen nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili ka publikuar raste konkrete maturantësh, që janë vlerësuar me nota mesatare pavarësisht së kanë qenë fitues në Olimpiadën Kombëtare të Letërsisë.

Në disa faqe të rrjeteve sociale, të maturantëve, është raportuar për numrin e madh të maturantëve të ngelur i cili kalon shifrën mbi 3000 vetë, si dhe gjithashtu notat më të ulëta të marra në këtë provim.

Postimi i plotë i Boçit:
MATURA “E VRARË”
Dalja e rezultateve të provimit të maturës së Letërsisë, zbuloi qartazi degradimin e Maturës Shtetërore, përmbysjen e meritës dhe paaftësinë e papërgjegjshmërinë totale të Ministrisë.
Nuk është vetëm rasti i fituesit të Olimpiadës së letërsisë nga Shkodra që denoncoi prof. Vejsiu, i vlerësuar me 7, me të njëjtën notë që e “kapën” shumë të tjerë maturantë me nivel nën mesatar (të 5-sës).
Ka shumë raste të tilla që tregojnë qartë se asgjë nuk është e rastit.
Ja disa prej tyre:
R. F vendi i parë në Olimpiadën e Letërsisë 2016, vlerësohet me 8.
M. S dhe S. LL në vende të dyta në Olimpiadën e Letërsisë 2016, marrin 8.
K. H vendi i dytë në 2018, vlerësohet mesatarisht.
Është fare pak të thuash turp!
Dalja e testeve, menxhimi skandaloz pa rregulla, korrigjimi shkel e shko, të gjitha janë pjesë e atij zinxhiri vlerësues që nuk funksionon më.
Broçkullat e Linditës janë vetëm për ekrane.
Mundi, puna, djersa, përkushtimi i fëmijëve e prindërve nuk kanë më vlerë.
Sot ata kanë humbur shpresën e besim tek e drejta, e mira dhe vlerat.
Arsimi është sot i përmbysur me Maturën “e vrarë” nga Ministria.
Është koha për reagim….!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY