Kukësianët, për tarifat e reja të Rrugës së Kombit: Do të protestojmë...

Kukësianët, për tarifat e reja të Rrugës së Kombit: Do të protestojmë sërish, si e vetmja alternativë

90
0
Shares

Grupi organizator i protestës së Kukësit nuk ka pranuar tarifat e reja  në Rrugën e Kombit dhe kërkon që taksa e kalimit të bëhet zero. Sipas tyre, skema e propozuar nga qeveria nuk është diskutuar me grupet e interesit.

Qeveria një ditë prezantoi më parë paketën e negociuar për taksën në Rrugën e Kombit, e ndryshme për automjetet e vogla, autobusët dhe me lehtësira për banorët e Kukësit, por pritet që të ketë sërish protesta nga banorët.

“Skema vjen si rezultat i gjykimit të njëanshëm pa diskutime paraprake me grupet e interesit dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre. Kjo skemë nuk e konsideron taksën si të pa drejtë por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës. Komisioni i qëndron kërkesës fillestare për taksën zero. Në rast të mos marrjes në konsideron te peticionit të këshilltarëve të tre bashkive dhe kërkesave të komisionit të protestës do protestojmë si e e vetmja alternativë”,- thuhet në një deklaratë të tyre, siç mëson “BalkanWeb”.

Çfarë parashikon paketa lehtësuese 

 Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit
Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;
Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda peridhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;

Për automjetet e cilësuara më lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;

Tarifimi i autobusëve të linjës
Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;

Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;

Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;
Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova):

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;
Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;
Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;
Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%;

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY