Rama i mbyll gojën biznesmenit të qumështit : Po kush është ujku...

Rama i mbyll gojën biznesmenit të qumështit : Po kush është ujku ?

401
0
Shares

Turi i llogaridhenies së kryeministrit vazhdon. Sot ne Bashkine e Finiqit, kryeministri ka vendosur t’ju japë përgjigje shkurt atyre që denoncojnë korrupsionin. Debati mes një biznesmeni që denoncon kryetarin e Bashkisë së Finiqit për korrupsion në dhënien e kulllotave për blegtorinë përfundon pa zgjidhje. Rama i përgjigjet shkurt që nuk është gjykatë dhe nuk ka ndërmend të nxjerrë dekret pushkatimi për të gjithë.

Biseda mes Kryeministrit dhe biznesmenit  

Përshëndetje kryeminsitrër me origjinë jam vllah grek por banoj këtu dhe kam një biznes në bashkinë e Finiqit, shyqyr Zotit na ecën mirë puna, por kemi probleme dhe bashkia nuk na përgjigjet.”

Rama: Ja ku e ke kryetarin e Bashkisë së Finiqit.

Qytetari S.Kaçi: Nuk na përgjigjet prandaj po të drejtohem ty. Biznesi im ka të bëjë me blegtorët dhe në bashkinë e Finiqit bëhen dallavere. Lidhet kontrata e blegtorëve dhe bëhet mbivendosje në një parcellë që mund të jetë vetëm për 300 krerë shkruhet për 600 krerë, kryetari hedh firmën. Pagesa bëhet me 5 mijë lekë të vjetra ndërsa në dokumentar regjistrohet me 3 mijë lekë.

Rama: Kjo është shkelje penale, duhet ta dorëzosh në Prokurori?

Qytetari S.Kaçi: E kam dërguar në Prokurori por s’më përgjigjen, unë u them ja ku është ujku, ata më thonë ja gjurma.

Rama: Po kush është ujku?

Qytetari S.Kaçi: Ujku është ai që ke ti në krah.

Kryebashkiaku Leonidha Kristo: Besoj se kjo është një akuzë false dhe inskenuar. Zotëria ka harxhuar gjithë atë kohë për montazhe dhe po ngrenë akuza kot. Ka qenë një fenomen shqetësues ky i sekserëve por po punojmë që të mos ekzistojë më.

Rama: Ja pra ti e ke bërë kallëzimin, kryetari i bashkisë e ka bërë kallëzimin, t’ja lëmë drejtësisë këtë punë se do thonë që unë po bëhem palë. Nuk jemi gjykatë këtu! Dekret për pushkatimin e të gjithëve këtu nuk nxjerrim dot tani.

Ndërkohë që qytetari kërkon me ngulm fjalën në një takim që supozohet se është bashkëbisedim, askush nuk ja dha më të drejtën e replikës.

Denoncimi i biznesmenti ne media:

Po kush ishte qytetari dhe për cfarë afere bëhet fjalë.  Nga mediat lolale është bërë publikimi i një afere korruptive në territorin e Bashkisë Finiq, ku zyrtarë të kësaj Bashkie u përfolën për marrjen e rryshfetit kundrejt dhënies së kullotave. Ndërkohë sipas medias  nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë nuk ka asnjë njoftim për hapjen e hetimeve edhe pse kjo është një histoti që përsëritet.

Në materialin e shfaqur nga saranda.net  njëri prej blektorëve shprehet se vitin e kaluar ka paguar 1 milion per kushotën , ndersa banorë të fshatit Cerkovicë akuzojnë kryetarin e Bashkisë Finiq si edhe zyrtarë të tjerë të administratës për rryshfet që arrin deri në shifrat 1 milion lekë apo 1 mijë euro.

Media lokale “Sarandaëeb” shfaq në një material video Sotir Kaçin, një biznesmen i cili ka fabrikë qumështi dhe ka lidhje me barinjtë e zonës, i cili shprehet se korrupsioni ka çmim të lartë.

Biseda mes Sotir Kaçit dhe belgtoreve:

Një pikë që quajnë këta e kanë 1 mijë euro ose 1 milion lekë. Nëse nuk ia çoj lekët tani do veji tjetri dhe do ma marrë kullotën.”

Ndërkohë gjatë filmimit, Sotir Kaçi merr në telefon një nga blegtorët dhe e pyet se kush i çoi atje lart vitin e shkuar.

Blegtori: Vangjeli
Kaçi: Cili Vangjel mo?
Blegtori: Drejtori
Kaçi: A drejtori i Pyjores?
Blegtor: E ai.
Kaçi: Mori pjesën e tij ai? Sa u kërkoi mo, sa lekë u mori?
Blegtori: I dhamë 1 milion lekë.
Kaçi: Një milion lekë ë… Kafe kjo, ndërsa po për barin sa paguajtët?
Blegtori: 2 milionë e gjysmë.
Kaçi: Plus bari një milion e gjysmë dhe dhatë edhe një milion kafe te Vangjeli?
Blegtori: E te Vangjeli.
Kaçi: Se mora vesh sikur u ankuan këta, s’na i dhanë të gjitha.
Blegtori: Jo, jo jam dhamë të gjitha ne, madje i ndau me Sabriun. “Jepjani Sabirut tha” dhe ia vumë atij në xhep.

Kaçi përfundon: 1 mijë euro kafja dhe 300 euro kullota, kjo është vjedhje e hapur. Edhe Prokuroria edhe gjyaktësit janë në bashkëpunim me këta. Sa do të ankohesh nuk gjen dot zgjidhje.

 

 

Asnjë reagim nga Prokuroria e Sarandës

Asnjë reagim nga Prokuroria e SarandësEdhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i një afere korruptive në territorin e Bashkisë Finiq, ku zyrtarë të kësaj Bashkie u përfolën për marrjen e rryshfetit kundrejt dhënies së kullotave, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë nuk ka asnjë njoftim deri tani. Nga informacionet tona, asnjë person nga prokuroria nuk është paraqitur për ta marrë në pyetje personat që kanë bërë denoncimet në media. Në materialin e shfaqur njëri prej blektorëve shprehet se vitin e kaluar ka paguar 1 milion per kullotën , ndersa banorë të fshatit Cerkovicë akuzojnë kryetarin e Bashkisë Finiq si edhe zyrtarë të tjerë të administratës për rryshfet që arrin deri në shifrat 1 milion lekë apo 1 mijë euro, por këto shifrat si duket nuk i bejnë përshtypje Prokurorisë së Sarandës.

Publiée par Saranda Web sur Mardi 19 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY