Gruaja ‘turpëron’ kryebashkiakun e Himarës në sy të Ramës:”Punon vetëm për fisin...

Gruaja ‘turpëron’ kryebashkiakun e Himarës në sy të Ramës:”Punon vetëm për fisin e tij”

165
0
Shares

Gjatë takimit në Himarë në kuadër të llogaridhënies, kryeministri Edi Rama u njoh nga qytetarët me një sërë rastesh me probleme pronësie.

Njëri prej tyre ishte edhe i një zonje, e cila ngriti dy shqetësime, izolimin e shtëpisë nga një ndërtim pa leje, dhe mos marrjen e lekëve të shpronësimit  nga bashkia  Himarë.

Ajo lëshoi edhe një lumë akuzash për këtë institucion dhe kryetarin, duke deklaruar se ky i fundit punon vetëm për fisin.

Rama i premtoi zgjidhje të problemeve nëse zonja vërteton me dokumenta, duke i sugjeruar që të shkruajë tek platforma Shqipëriaqëduam.al.

Gruaja: Familja ime në vitin 1991 shkuam jashtë shtetit për të nxjerrë 5 lekë për të rregulluar shtëpitë tona, por nuk nxorëm fitim por patëmn shumë humbje sepse gjatë kohës që ishim jashtë mua më prishën shtëpinë këtu. Aristotel Zoto ka ndërtuar shtëpinë katër kate pa leje, pa asnjë lloj ligji.Unë kam mbetur pas si në kasollen e derrave sepse më ka zënë pamjen e shtëpisë aty.Të jesh në Himarë dhe të mos shikosh det. Nuk kam një vend ku të më vinë 5 njerëz nga Kuçova e Beratit, kot që jam në bregdet.Ju drejtuam policisë ndërtimore, ajo nxori vendim prishje për një kat papafingo. Megjithatë e kundërshton vendimin Aristotel Zoto, ky vendim nuk është i drejtë thotë. Iu drejtuam gjykatës, asaj të Apelit dhe të Lartë ku ka qenë drejtor Mark Nikolla.

U përkrah vendimi i policisë ndërtimore nga drejtori Mark Nikolla dhe e lanë vendimin e policisë ndërtimore për ti hequr një kat papafingo, vinë drejtorët Elez Ahmetaj, Ibrahim Morina, të gjithë ata Drejtorë që u ndërruan jepnin urdhra ekzekutimi por në fund nuk ekzekutohej asgjë. Thoshin shkoni tek Bashkia. Bashkia në Himarë nuk punon. I kanë dhënë dhe dokumentat për legalizim, ja dha Vasil Bollanon kur ishte në detyrë se kishte lidhje nga gjyshja dhe nga gruaja me personin që më ka bërë keq për shtëpinë. Dhe tjetri,  Gjergji Goro, e ka djalin e hallës dhe nuk mund ta prishë.

Rama: Ja paske bërë librin e shtëpisë gjithë dynjasë.

Gruaja: E ka djalin e hallës, e ka kushëri të parë si të zbatojë ligjin.

Rama: Më duket se edhe ti kushërira e këtij je, e ke pak kushëri kryetarin e bashkisë.

Gruaja: Nuk jemi gjë ne, e ka të afërt atë, djalë halle.Nuk kemi të bëjmë.

Rama: Jeni kushërinj që nuk flisni me njëri-tjetrin, kjo është temë tjetër.

Gruaja:Goro jemi, por nuk kemi të bëjmë. Kërkoj ekzekutimin e vendimit të gjykatës së lartë dhe ish-policisë socialiste, ti hiqet një kat papafingo.

Rama: Nëse ka vendim siç thoni ju kjo nuk diskutohet. Por kam frikë se nuk është kështu.

Gruaja: Kështu është, kam gjithë dokumentat.

Rama: Nëse është kështu do veprojmë në bazë të vendimit.

Gruaja: E ka djalin e hallës dhe nxjerr pretekste, jo nuk kemi mjete. Ajo tjegulla ka, hiqet, papafingo është hiqet me punëtorë.

Rama: Dakord.

Gruaja: Kam dhe problemin e tokës, na e mori dhe tokën bashkia me gjithë policinë e rendit këtu.

Rama: Çfarë toke të mori bashkia?

Gruaja: Po kishim tokën tonë.

Rama: Ku e çoi?

Gruaja: Deri nuk na lejon neve ta disponojmë. Kaluam në gjykatë dhe vendimin e gjykatës e zbatoi përmbarimi. Ne i vajtëm bashkisë përpara dhe i thamë: Do na kthesh lekët e tokës apo jo?Nuk ra dakord, erdhi përmbarimi, mbylli kufijtë atje. Mori dhe policinë e rendit, bashkinë që hodhi firmat. Na thanë të gëzoni tokën tani, e keni tuajën.Me qëllim që të na kthente lekët ose ta disponim vetë atë.Ky nuk bëri asgjë nga këto, nuk janë të mira këto kryeministër.

Rama: E more të drejtën për të dytën apo jo?

Gruaja: Jo, e mbylli përmbarimi dhe asgjë nuk u bë.Të informoj se kryetari i bashkisë nuk është në gjendje të drejtojë punën këtu, është vetëm për fisin e tij.

Rama: Nuk është informacion, është opinion.

Rama: Është vetëm për njerëzit e tij, mbledh dhe një grup piluriotesh atje, më jep dhe një të shtyrë, ma qëllojnë burrin, ma vrasin atje. Këto dy gjëra i dua nga goja juaj Kryeministër.

Rama: Sa i përket të parës, nëse keni një vendim aq më mirë akoma.Mos çoni më letra në institucione, keni platformën Shqipëriaqëduam.al. Kryeministria ka vetëm këtë adresë, shkruani aty. Do gjykohet, nëse keni të drejtë për 10 ditë do bëhet si thoni ju. Lidhur me tjetrën, në rast se keni pasur një pronë me dokumenta që është shpronësuar për interes publik, se bashkia nuk e ka marrë të çojë në Korfuz. Edhe për atë shkruani aty me fakte dhe jo opinione. Nëse ju takon do ta bëjmë këtë gjë./ora-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY