Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha:Greqia po zgjerohet, u bëj thirrje shqiptarëve të përgatiten për të mbrojtur trojet e tyre

22/06/2018
Pagesa në Rrugën e Kombit, Berisha: Taksë plaçkë, mjafton taksa e qarkullimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Gjermania i ka shtuar nga 5 në 10, kushtet për Shqipërinë, për shkak të shqetësimeve për korrupsionin, krimin e organizuar, apo edhe vetting-un.

Në një intervistë për Televizionin Klan, ai komenton edhe çështjen e përfolur të pritjes së emigrantëve dhe marrëveshjen me Greqinë.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë:

Zoti Berisha, kur ka mbetur vetëm një javë nga vendimi i BE për negociatat për Shqipërinë, ka njoftime të ndryshme për qëndrimin e vendeve skeptike. Ju a keni informacione nga kanalet tuaja të komunikimit, se cili do të jetë vendimi i Gjermanisë, i Holandës dhe i Francës?

“Tashmë qëndrimet po bëhen të qarta. Së pari, Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërkohë ka miratuar pranimin dhe hapjen pa kushte të negociatave me Maqedoninë. Holanda nuk ndalet fare, sepse e konsideron tërësisht të papërgatitur Shqipërinë për hapjen e negociatave. Në qoftë se gjermanët nga 5 detyra shtëpie, kalojnë tashmë në 10 detyra shtëpia, të cilat janë:
1 -Votimin e Reformës Zgjedhore; 2-Vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve të Apelit; 3-Ndjekjen penale të të gjithë gjykatësve dhe prokuroreve që gjenden në shkelje të ligjeve gjatë vettingut; 4-Zhdukjen e mbjelljes së drogës nga vendi dhe tregtisë së saj; 5- Luftën me rezultate konkrete të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve; 6-Ngritjen e SPAK; 7- Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë; 8-Ndëshkimin e zyrtareve të lartë për korrupsion dhe trafiqe; 9-Zbatimin e reformës zgjedhore; 10-Funksionimin e shtetit ligjor.

Pra nga 5 kushte që kishte Shqipëria, nga Këshilli i Ministrave, sot janë vendosur 10 kushte.

Holanda. Parlamenti holandez me një term ushtarak, të pazakontë në komunikim, urdhëron qeverinë e tij që të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Dhe ajo që është shumë interesante, Amsterdami thotë se studimi i raportit të Komisionin Europian është i mjaftueshëm për Holandën, e cila absolutisht nuk e bën për probleme të brendshme të vetat, por e bën për parimësinë e standardeve që duhet të plotësohen.
Unë u kujtoj shqiptarëve, Holanda është një vend mik, i pari vend që ka mbështetur pa asnjë rezervë heqjen e vizave për shqiptarët, sepse krimi shqiptar në Holandë ishte inekzistent, ndërsa sot është omnipotent, sepse kishte korrupsion, por kishte një luftë serioze.

Së fundmi, Franca është absolutisht e prerë në qëndrimin e saj, është kundër hapjes së negociatave edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë, ndërsa për Shqipërinë krimi është problemi numër 1; krimi në parlament, në administratë, në rrugë, krimi ndërkombëtar, lidhjet e ministrave dhe qeveritarëve me krimin, sikundër në të vërtetë, me rëndësi të jashtëzakonshme për Francën janë azilkërkuesit shqiptarë, të cilët vetëm 3 muaj të këtij viti ishin dy herë më shumë sesa vendi i dytë me azilkërkues më të shumtë në këtë vend.

Çfarë po ndodh këto ditë konkretisht?

Tani po përpiqen të shpëtojnë Maqedoninë dhe e kanë veçuar komplet Shqipërinë nga Komisioni dhe Këshilli, si të pashpresë. Dhe Maqedonisë, duan t’i japin hapjen e negociatave, sepse në të vërtetë, Maqedonia ka shumë herë më pak probleme me ligjin se çka Shqipëria. Maqedonia është vendi i zonave ekonomike të lira më të suksesshme në rajon dhe ndër më të suksesshmet në Europë, të cilat nuk arrihen kurrë pa funksionimin e shtetit ligjor.

Së fundmi, këneta e krijuar, shembja e institucioneve, grushti kushtetues, grushti i shtetit me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, e bëjnë Shqipërinë vend unik në botë pa sistem drejtësie. Mjafton kjo për të hequr kategorikisht dorë nga një mbështetje për hapjen e negociatave dhe kjo po ndodh.

Vettingu… A e dini ju që Aldo Bare përcaktoi, qëroi prokurorin e vet që kishte kërkuar dënim përjetë kundrejt një shume që thuhet se i çoi Kryeministrit prej 300 000 eurosh. Pra, edhe ky proces, të cilin e kërkoi vetë opozita, po degradon në labirinte të tmerrshme të korrupsionit shqiptar. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk ka plotësuar, jo s’ka plotësuar, por ka përkeqësuar kushtet dhe mesazhet janë të qarta si kristali: Se me Edi Ramën, për herë të tretë nga viti 2012 deri më sot, bllokohet hapja e negociatave me BE”.

Zoti Berisha, le të kthehemi edhe tek çështja e emigrantëve. A duhet t’i presë Shqipëria emigrantët dhe a ka kapacitete vendi ynë për t’i pritur ata?

“Që të mendosh se Shqipëria mund të presë qindra mijëra ish-terroristë të ISIS, që tani kanë lëshuar fushëbetejat dhe tani kërkojnë strehë, do të thotë të kriminalizosh gurë e dru në këtë vend. Dhe ky është premtimi i një Nastradini apatrid dhe unë u bëj thirrje vendeve të BE, vendeve serioze, udhëheqësve serioze të BE, të mos lejojnë veten të mashtrohen nga një sharlatan, një Nastradin, njëlloj si në rastin e armëve kimike, sepse absolutisht nuk do të mund të ketë një dalje tjetër. Shqiptarët nuk janë racistë, por shqiptarët nuk mund të pranojnë që të shndërrojnë vendin e tyre në një arenë krimi ndërkombëtar gjigant, ku flotiljet e mafies shqiptare prej 300 deri në 500 anijesh të shpejta, të fillojnë transportin dhe mbytjen e tyre në detra për qëllime pasurimi. Kjo është e vërteta, por unë kam besim se udhëheqësit europianë nuk kanë harruar premtimin e Edi Ramës për armët kimike. Të njëjtin fat do të ketë”.

Zoti Berisha, në lidhje me paktin detar mes Tiranës dhe Athinës, a jeni ju në dijeni të marrëveshjes që po negociohet dhe pritet të nënshkruhet së shpejti?

“Jam plotësisht në dijeni të marrëveshjes, falë elementit patriot që ndodhet në grupin negociator. Unë i informoj shqiptarët se ajo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare.  Në qoftë se copëtimin shqiptarëve ua bënë fuqitë e mëdha, kësaj radhe copëtimin po e bëjnë qeveria greke me Jorgo Zografin e dytë në pushtet, që është dhe vetë Edi Rama dhe ditëzi Bushati.

Unë informoj shqiptarët se shprehja e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, një ultranacionalist grek, se po ‘zgjerohet vendi im dhe atdheu im’, është një shprehje me të vërtetë e hidhur për shqiptarët. Greqia po zgjerohet në kurriz të trojeve të Shqipërisë, të trojeve shqiptare. Ekzistojnë të gjitha të dhënat se kjo marrëveshje është katastrofale për Shqipërinë. Marrëveshja është dorëzuar nga pala greke si marrëveshje e panegociueshme. Marrëveshja bie në kundërshtim me interesat shqiptare dhe ato që përcaktojnë në këto interesa, marrëveshja greko-italiane. Në qoftë se me italianët Greqia i ka dhënë ishullit të Totonit vetëm 3/5 e fuqisë, me shqiptarët me Edi Ramën, Greqia i jep ishullit të Totonit të gjithë fuqinë që ka dhe Korfuzin në ujërat territoriale.

Në qoftë se lëshon disa kilometra zall dhe shkëmbinj, merr triliona gaz dhe naftë në zonën ekonomike detare të Shqipërisë. Marrëveshja pra është edhe një herë një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë.  Ndaj unë u bëj thirrje shqiptarëve të përgatiten për të mbrojtur trojet e tyre, që po i copëton Zografi i dytë”.

Tags: berishagreqiainterviste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.