VIDEO/ I mbaroi koha, nuk largohet nga foltorja,Basha: Rama fsheh të vërtetën...

VIDEO/ I mbaroi koha, nuk largohet nga foltorja,Basha: Rama fsheh të vërtetën për negociatat

107
0
Shares

Kanë nisur punimet në seancën parlamentare për këtë të enjte. Dhe pse, opozita në hapje të punimeve, nuk ishte prezente për shkak të mbledhjes së tyre, ata janë rikthyer në kuvend për të vazhduar me rendin e ditës.

Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha ka marrë fjalën në foltore i pari, por mesa duket ripërsëritet rasti, kur koha e tij për të folur, mbaron dhe Ruçi kërkon që ai të ulet. Sipas tij, Basha po pengon seancën parlamentare, duke kërkuar 2 herë nga 10 minuta pushim.

Por Basha, dhe pse iu ndërpre fjala, nëpërmjet rrjetit social facebook, ka vazhduar të mbajë fjalën e tij duke folur për negociatat dhe për faktin se Edi Rama po fsheh të vërtetën. Sipas tij, Rama është informuar dje nga Gjermania për fatin e keq të negociatave duke fshehur të vërteten që Gjermania është kundër negociatave.

Pjesë nga fjala e tij.

Mbrëmë, vetëm pas takimit Merkel-Makron, kristiandemokratët dhe socialdemokratët gjermanë kanë marrë një qëndrim për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë.

Ashtu si Edi Rama e di fare mirë, lajmi nga ky rakordim është më keqi që shqiptarët prisnin, por është verdikti gjerman është vendimi i mazhorancës gjermane.

Edi Rama ka gënjyer, nuk i ka bërë detyrat, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.Në këtë rezolutë për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një kontroll sepse Edi Rama ka gënjyer deri më sot.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1925145710869934/

Lexo edhe:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY