U gjetën 790 kg hashash, ende asnjë i arrestuar nga policia

U gjetën 790 kg hashash, ende asnjë i arrestuar nga policia

90
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sasi  hashashi u gjet mesditën e djeshme në Gjirin e Bristanit në Karaburun dhe u dyshua se kishte lidhje me gomonen e gjetur në Darzezë të Fierit. Ndërkohë ende nuk ka ndonjë të dyshuar apo të shoqëruar nga policia.

Sot, Policia e Vlorës, ndryshe nga raportimet fillestare, tregon se  bëhet fjalë për plot 790 kg kanabis, të paketuar në rreth 50 pako.Sipas policisë në vendin ku u gjet lënda narkotike, janë gjetur edhe disa bidonë me benzinë.

Policia gjithashtu sqaron se poseduesit e hashashit, duke përfituar nga terreni i thyer dhe me shkurre kanë mundur të fshihen dhe të largohen..

Ndërkohë, ende vijon hetimi për të zbuluar nëse gomonia 12 metra e gjatë e gjetur  në plazhin e Darzezës, pak para mesnatës së të martës, ka lidhje me sasinë e drogës së zbuluar në Karaburun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY