Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mësohet skenari gjerman për negociatat me Shqipërinë, fillimisht nuk ka negociata

21/06/2018
Merkel në Tiranë e pastaj në Ballkan. A ndryshon vizita e saj nga të tjerat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ditët e fundit Franca dhe Gjermania kanë zhvilluar një samit të përbashkët për të vendosur një qëndrim të përbashkët për çështjet që do të diskutohen në Samitin e 28-29 Qershorit në Sofje të Bullgarisë.

Një nga këto çështje është ajo e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria, e cila pret që, pas rekomandimit pa kushte të Komisionit Europian, të nisë negociatat e anëtarësimit.

Por “Hashtag.al” mësoi se për Shqipërinë nuk do të ketë hapje negociatash. Burime diplomatike që kanë lexuar dokumentin, bënë të ditur se në Samitin franko-gjerman çështja e zgjerimit nuk është marrë fare në shqyrtim, çka e vendos Shqipërinë në pozitat më të pafavorshme ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit, pasi çështja e negociatave mund të mos merret fare në shqyrtim gjatë Samitit të Sofjes, sepse pala franceze ka dy rezerva të mëdha: çështjen e emigracionit dhe të kriminalitetit shqiptar.

Të njëjtat burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se fshirja nga axhenda franko-gjermane është pasuar nga vendimi i Bundestagut gjerman. Dy grupimet më të mëdha parlamentare CDU/CSU dhe SPD kanë përshtatur si qëndrim hapjen me kushte të negociatave.

Kushtet janë: Reforma zgjedhore, Reforma në drejtësi, Progresi me vettingun me 57 gjyqtarë të lartë, Funksionimi i SPAK-ut, Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Hetimi dhe arrestimi i funksionarëve të lartë të lidhur me krimin dhe korrupsionin dhe Lufta kundër trafikut të drogës.

Kushtet e bëjnë shumë të vështirë që negociatat të hapen edhe në fund të vitit. Megjithatë, edhe nëse gjithçka shkon mirë dhe PS bie dakord me PD për reformën zgjedhore, si dhe reforma në drejtësi zbatohet, për Shqipërinë nuk do të ketë një rrugë të lehtë.

Përkundrazi. Bundestagu gjerman, i cili i ka dhënë dritën jeshile Maqedonisë për nisjen pa kushte të negociatave, ka vendosur për Shqipërinë procedurën më të vështirë të përcaktuar ndonjëherë për ndonjë vend europian.

Kur Bundestagu të jetë bindur se qeveria shqiptare i ka përmbushur kushtet, procedura vazhdon në nivelin tjetër, ku verifikohet nisja e zbatimit të 7 kushteve, do të vendoset për hapjen e negociatave, por sërish nuk është e qartë, nëse do të ketë një datë apo jo.

Burime diplomatike thanë për Hashtag.al se Bundestagu konsideron se qeveria shqiptare nuk ka kryer detyrat dhe monitorimi i zbatimit të të gjitha kushteve do të jetë shumë i rreptë, duke i njohur të drejtën Bashkimit Europian të pezullojë çdo veprim me Shqipërinë, nëse qeveria tërhiqet nga angazhimet e saj.

Ky proces kontrolli është i paprecedentë me ndonjë vend që ka nisur negociatat dhe është anëtarësuar në Bashkimin Europian, dukshëm në kontrast me vendimin për Maqedoninë, e cila merr hapje negociatash pa kushte. Një dokument që fare mirë mund të konsiderohet si shkalla më e lartë e mosbesimit ndaj qeverisë shqiptare. Hashtag.al

Tags: gjermannegociatta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.