Deklaratë e fortë nga Berisha:”Rama po përgatit lirimin e vrasësit të Azem...

Deklaratë e fortë nga Berisha:”Rama po përgatit lirimin e vrasësit të Azem Hajdarit”

145
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi sot kërkesën e ish- truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Haxhia u ekstradua nga Turqia, ndërsa është një ndër të dënuarit për vrasjen e tribunit të demokracisë.

Por pas këtij vendimi ka reaguar edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.

“Pas lirimit të shumë kriminelëve të tjerë, Rama përgatit lirimin e vrasësit të Azemit”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Gjatë seancës së sotme Izet Haxhia akuzoi ish- kryeministrin Sali Berisha se ka paguar 1 milionë euro për eliminimin e tij. “Nëse bëhet rigjykim do ta provoj këtë”, u shpreh ai./G-E

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY