Autostrada Tiranë-Durrës, ARSH dhe Policia sjellin lajmin e shumëpritur

Autostrada Tiranë-Durrës, ARSH dhe Policia sjellin lajmin e shumëpritur

315
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar sot, se deri nesër, e premte ora 14:00, përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Maminas – Sukth –  Shkozet, pjesë e aksit Tiranë – Durrës.

Mësohet se pas orës 14:00 të ditës së nesërme dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë – Durrës dhe ai anasjelltas Durrës – Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

ARRSH dhe Policia Rrugore bëjnë të ditur më tej, se ditën e shtunë informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet – Durrës dhe më tej aksin Durrës – Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY