Vendimi i KPK/ Shkarkohet nga detyra Gentian Trenova

Vendimi i KPK/ Shkarkohet nga detyra Gentian Trenova

107
0
Shares

Gentian Trenova nuk e kalon Vettingun. Sot, në datën 20 Qershor, Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka nxjerrë vendimin për prokurorin e Apelit Tiranë. Gentian Trenova është shkarkuar nga detyra pas shqyrtimit të informacioneve dhe të dhënave që prej seancës së fundit.

Në 14 qershor, komisioni për disa orë, ishtë në seancë dëgjimore për të respektuar të drejtën e tij me ligj, për tu dëgjuar.

Me përfundimin procesit vleresues, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici përfaqësues të KPK-së vendosi në zbatimt të nenit 61 pikatt 3, 4 dhe 5 t ligjit 84/2016 të shkarkojë nga detyra me funksion prokuror në Apelin Tiranë, Gentian Trenovën.

Gentian Trenova nuk ishte paraqitur në marrjen e vendimit, por ishte përfaqësuar nga avokati i tij. Sipas KPK-së, Gentian Trenova nuk justifikonte pasurinë. Ndërkohë, vendimi mund të apelohet 15 ditë nga nxjerrja dhe bërja publike e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY