Prokuroria/ Kërkohet dënim me burg për Doshin, Frrokun dhe Bamin

Prokuroria/ Kërkohet dënim me burg për Doshin, Frrokun dhe Bamin

146
0
Shares

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 8 muaj burg për Tom Doshin, Durim Bamin dhe për Mark Frrokun. Pretenca është dhënë gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës.Të tre të pandehurit pranuan gjykimin e shkurtuar.

Prokuroria ka bërë të ditur se, ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe kërkon nga 8 muaj burg për Doshin, Frrokun dhe Bamin dhe jo sa kishte kërkuar më parë.
Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë për ‘atentatin’ e supozuar ndaj deputetit Ilir Meta.

Dosja e tyre qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë.
Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY