Instagram ka publikuar një opsion të ri të publikimit të videove, i cili lejon përdoruesit të postojnë klipe të gjata.
Aplikacioni lejon përdoruesit për herë të parë të krijojnë përmbajtje që arrijnë 60 minutash.
Nuk është e qartë nëse videot më të gjata do përfshijnë reklamat ose nëse përdoruesit do të paguajnë për përmbajtjen e tyre ashtu siç funksionon në platformën e YouTube.
Duke folur ekskluzivisht për Newsbeat, themeluesi i Instagram, Kevin Systrom tha se nuk po nxiton për ta bërë këtë.
Instagram do të shfaqë një video ku tregon se si do të funksionojë opsioni i ri.
Eksperti i teknologjisë Alex Brinnand zbuloi se ky veprim do ta bëjë Instagram një lojtar më dominues në industrinë e mediave sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/