Deklarata/Ministri i brendshëm: ”Nuk kemi ofruar kamp për refugjatët”

Deklarata/Ministri i brendshëm: ”Nuk kemi ofruar kamp për refugjatët”

87
0
Shares

Ministri i brëndshëm ka sqaruar deklaratën e zëvendës ministrit Julian Hodaj për kanalin televiziv të ZDF. Ai ka thënë së ndërtimi i kampeve nuk është një çështje në shqyrtim.

Thëniet e zv. ministrit janë kthim i përgjigjëve i pyetjes konkrete të bërë: “Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?

‘Askush nuk e ka kërkuar deri më sot kampin. Askush nuk e ka ofruar një kamp të tillë.’‘ është mësuar të shprehet ministri.

Gjithashtu ai deklaron se përgjigja e zv ministrit lidhet me një situatë hipotetike emergjente si ajo gjatë luftës së Kosovës, dhe jo mbi një diskutim për ndërtim të një kampi.

Deklarata e plotë:

Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

– Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

– Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete: “Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?” Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”.

Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike humanitare emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY