Kanadaja bëhet vendi i dytë që legalizon përdorimin e kanabisit.
Akti i Kanabisit kalon, ndërss pritet të hyjë në fuqi në disa muaj.
Kanadaja do të bëhet vendi i dytë në botë për legalizimin e plotë të marihuanës, pasi senati miratoi legjislacionin duke i hapur rrugën kanabisit rekreativ që të blihet ligjërisht dhe të shitet brenda dy ose tre muajve të ardhshëm.
“Ne kemi dëshmuar një votim shumë historik që i jep fund 90 vjet ndalim të kanabisit,” tha senatori Tony Dean gazetarëve të martën pas votimit.
Qeveria federale ka thënë se do t’u japë provincave dhe territoreve – të cilët janë përgjegjës për të vendosur se si do të shpërndahet dhe shitet kanabisi – tetë deri në 12 javë pas kalimit të legjislacionit për t’u përgatitur për shitje, por data e saktë që do të fillojë shitja do të vendoset nga qeveria federale.
Qeveria Liberale e Trudeau e prezantoi legjislacionin vitin e kaluar në një përpjekje për ta bërë Kanadanë vendin e dytë në botë për të legalizuar kanabisin, pas Uruguajit. Marihuana mjekësore tashmë është e ligjshme në Kanada.
Të martën, Trudeau mirëpriti miratimin e legjislacionit. “Është shumë e lehtë për fëmijët tanë të marrin marihuanë – dhe për kriminelët që të korrin fitimet,” shkroi ai në Twitter. “Sot, ne e ndryshuam këtë.”
Fillimisht, qeveria planifikonte të fillonte shitjet me pakicë, por afati kohor u shty pasi senati debatoi legjislacionin. Dhoma e sipërme e Kanadasë votoi të martën për ta bërë marihuanën plotësisht ligjore në vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/