Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ Shqipërisë t’i hapen negociatat, por mungon data

20/06/2018
DOKUMENTI/ Shqipërisë t’i hapen negociatat, por mungon data
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë, në Këshillin Europian qarkullon një draft raport që tregon për konkluzionet në lidhje me Procesin e Zgjerimit dhe të Stabilizimit dhe Asociimit.

Ky draft raport ka një pjesë të detajuar për Shqipërinë.

Këshilli konfrimon edhe njëherë se me reformat e nisura Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por në asnjë paragraf nuk flitet për një datë

Gazeta Express publikon me detaje se çfarë shkruhet për Shqipërinë.

“Duke pasur parasysh përparimin e mësipërm, në veçanti për pesë përparësitë kyçe, Këshilli vendos, me miratimin nga Këshilli Evropian, për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë”, thuhet në draft, por nuk specifikohet një datë e caktuar.

Më datë 28 qershor do të vendoset për Shqipërinë nëse do të hapen negociatat, ndërsa tre vendet skeptike që duhet të binden janë Franca, Gjermania dhe Holanda.

Këshilli përshëndet progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në ndjekjen e reformave që lidhen me pesë prioritetet kyçe: reforma e administratës publike, reforma e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që i përkasin minoriteteve dhe të drejtave pronësore.

Raporti i plotë për Shqipërinë

Ristrukturimi institucional i gjyqësorit është në vazhdim, si një gur themeli i një reforme gjithëpërfshirëse.

Procesi i ri-vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët ka filluar të japë rezultatet e para të prekshme, duke përfshirë edhe anëtarët e lartë të gjyqësorit, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë bashkëpunimin e saj të mirë me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshilli inkurajon Shqipërinë që të zhvillojë progresin e konsiderueshëm deri tani dhe të ndjekë intensivisht reformën e drejtësisë, që synon rritjen e pavarësisë, llogaridhënies, profesionalizmit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, sidomos nëpërmjet avancimit të mëtejshëm të procesit të verifikimit, i cili është vendimtar për suksesin e tij .

Këshilli mirëpret përpjekjet për krijimin e një rekordi të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke vënë në dukje se çmontimi i grupeve të krimit të organizuar mbetet një sfidë e rëndësishme.

Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të vazhdojë të ndjekë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, duke përfshirë në fushën specifike të luftimit të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë dhe thellojë përpjekjet për të reduktuar kultivimin e kanabisit, duke u bazuar në rezultatet e para [të rëndësishme] që u vunë re në muajt e fundit.

Këshilli përgëzon Shqipërinë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të forcuar me agjencitë e zbatimit të ligjit të Shteteve Anëtare të BE-së dhe pret që kjo praktikë reciprokisht e dobishme të vazhdojë.

Këshilli po ashtu nënvizon se Shqipëria duhet të intensifikojë ndjeshëm përpjekjet e saj në të gjitha këto fusha dhe të sigurojë që edhe në luftën kundër korrupsionit të arrihen rezultate të tjera të prekshme, si dhe në çmontimin e rrjeteve kriminale të organizuara.

Duhet të ketë ndjekje sistematike gjyqësore ndaj veprimeve të suksesshme të zbatimit të ligjit. Në kuadrin e reformës së drejtësisë, institucionet e specializuara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ende duhet të krijohen sipas kuadrit ligjor tashmë në fuqi.

Krijimi i një procesi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të gjitha nivelet, mbetet një objektiv thelbësor afatgjatë që vazhdon të kërkojë përpjekje të mëtejshme të strukturuara dhe të qëndrueshme.

Këto objektiva të rëndësishme do të vazhdojnë të monitorohen nga afër duke përfshirë edhe hapjen e negociatave të pranimit.

Këshilli përsërit nevojën për masa efektive legjislative dhe politike për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat kundër diskriminimit, duke përfshirë trajtimin e barabartë të të gjitha pakicave dhe qasjen në të drejtat e personave që u përkasin atyre në të gjithë Shqipërinë dhe për të siguruar zbatimin në përputhje të ligjit kuadër duke adresuar në aktet nënligjore përkatëse të gjitha çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë të drejtën për vetë-identifikim të lirë. Këshilli gjithashtu përsërit nevojën për zbatimin efikas të të drejtave pronësore.

Këshilli vëren se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat lidhur me BE mbetet thelbësore për të avancuar në axhendën e reformave në dobi të qytetarëve dhe për të lëvizur vendin më pranë BE-së.

Shqipëria duhet të shtojë reformat që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë dhe trajtimin e ekonomisë informale. Në përputhje me Konkluzionet e Përbashkëta të Dialogut Ekonomik dhe Financiar ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Këshilli inkurajon Shqipërinë që të përmirësojë më tej mjedisin e biznesit dhe investimeve, duke përfshirë sigurimin e zbatimit të të drejtave pronësore, duke ndjekur me forcë konsolidimin fiskal dhe forcimin e administratës tatimore .

Këshilli mirëpret disa përparime të bëra në liberalizimin e tregut të energjisë, infrastrukturës së transportit dhe digjitalizimit. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të ndërmarrë hapa për të adresuar problemin e menaxhimit të mbeturinave.

Këshilli përgëzon me forcë shtrirjen e vazhdueshme të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Këshilli mirëpret angazhimin dhe përparimin në luftën kundër terrorizmit dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë më tej përpjekjet.

Këshilli përshëndet angazhimin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal. Këshilli gjithashtu mirëpret që Shqipëria intensifikoi dialogun me vendet fqinje për të adresuar çështje të rëndësishme dypalëshe dhe për të siguruar marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilat mbeten thelbësore. Duhet të shmangen veprimet dhe deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Këshilli vë në dukje pozitivisht përpjekjet në rritje të Shqipërisë për të vendosur masa efektive që synojnë të kundërshtojnë rrjedhën e lartë të kërkesave për azil që duken të pabazuara, të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në vendet anëtare të BE-së dhe në shtetet e bashkuara të Shengenit. Këto masa duhet të ndiqen më tej, së bashku me bashkëpunimin dhe dialogun e vazhdueshëm me vendet më të prekura, derisa të arrihen rezultatet e qëndrueshme.

Duke pasur parasysh përparimin e mësipërm, në veçanti për pesë përparësitë kyçe, Këshilli vendos, me miratimin nga Këshilli Evropian, për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Me qëllim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes verifikimit dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti për kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe thellimin e momentit aktual të reformës.

Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e reformës së lartpërmendur nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të një raporti të Komisionit përpara konferencës së parë ndërqeveritare. Këshilli fton Komisionin që të fillojë punën e nevojshme përgatitore.

Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë në reduktimin e numrit të aplikimeve të pajustifikuara të azilit dhe gjithashtu i kërkon Komisionit të sigurojë që kjo të merret parasysh./Gazeta Express

Tags: negociata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.