Veliaj reagon pas mbledhjes së komisionit: ”Ika se kam punë, bllokimi është...

Veliaj reagon pas mbledhjes së komisionit: ”Ika se kam punë, bllokimi është puna e PD”

119
0
Shares

Pasi u largua nga komisioni i medias, Veliaj vjen në një deklaratë për mediat. Ai thotë se ligji nuk prish teatrin, por hap negociatat. Dita e nesërme, do të jetë një ditë e rëndësishme për  Tiranën në Barcelonë ku pritet një çmim i madh për sheshin Skënderbej.

Ai thotë së ishte i ftuar nga 2/3 e komisionit ndërkaq për të qenë pjesë e komisionit duhet vetëm 1/3 e votave.

‘Nuk e kam aspak për detyrim të vij në komision.  Jam ftuar në komision për të dëshmuar për teatrin.”, shprehet kryebashkiaku.

Ndërkohë, ai ështe ndërprerë gjatë fjalës së tij dhe nga Flamur Noka ku ka pasur dhe një shkëmbim mes tyre. Më pas Veliaj ka rimarrë fjalën para gazetarëve duke akuzuar opozitën se thotë ‘mos bëj si bëj unë por bëj si them unë’.

Noka: Ti e mbylle çështjen e Ardit Gjoklaj, ti po i vjedh qytetarët e Tiranës.
Veliaj: E mirë vazhdo. Ta lëmë të vazhdojë.
Balliu: Ç’domethënë të marrësh në intervistë.
Veliaj: Pyet babain tënd se e di ça do me thënë.

E vetmja gjë që opozita bën është të pengojë dhe bllokojë punën në Tiranë.

”Po bëhet një tjetër kryevepër të cilën duan ta sabotojnë”thotë kryetari. Sipas Veliaj, ata janë aktorë dështakë që nuk lejojnë që teatri të ketë fatin e projekteve të mëdha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY