Prefekti i qarkut Kukës: Vendimi për Mazrekun bie ndesh me ligjin

Prefekti i qarkut Kukës: Vendimi për Mazrekun bie ndesh me ligjin

126
0
Shares

Zenel Kucana nuk e konfirmon vendimin për dekorimin e Gafur Mazrekut. Prefekti i qarkut të Kukësit reagon për vendimin ndaj Mazrekut.

Sipas tij, vendimi bie ndesh me ligjin për dekoratat pasi Gafur Mazreku ka qënë i dënuar më para nga drejtësia shqiptare.

Gafur Mazreku , atentatori që qëlloi mbi themeluesin e Partisë Demokratike Azem Hajdarin nga dje u shpall qytetar nderi për Hasin.  Për këtë ai u dënua me 8 vjet heqje lirie. Ai u lirua pas pesë vjetësh nën një amnisti të dhënë nga kryeministri Fatos Nano. Në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

Propozimi i një grupi këshilltarësh socialistë në Bashkinë e Hasit ka marrë miratimin  e 13 votave pro dhe 1 abstenim pasi të djathtët nuk morën pjesë në votim, Këshilli vendosi t’i japë titullin e qytetarit të nderit atentatorit të themeluesit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.Ndërkohë që pritej vendimi i prefektit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY