Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri Rama i ka dhënë Shkëlqim Fushës 29 milionë euro brenda dy viteve

19/06/2018
FOTO GALERI/ Sot në Kuvend, Gramoz Ruci kruan kokën, Edi Rama kruan kokën e veshin
Share on FacebookShare on Whatsapp

200 transaksione në 2 vjet, 100 transaksione në vit, rreth 9 brenda muajit. Ky është bilanci i gjithë faturave që qeveria shqiptare i ka paguar Shkëlqim Fushës, të kompanisë që ka propozuar të marrë me PPP Teatrin Kombëtar.

Vendin që dikur ka patur Vilma Nushi, si pronarja e një prej kompanive që ka marrë më shumë para nga qeveria Rama, tashmë ka nisur ta zërë Shkëlqim Fusha. Për Fushën, Rama po mendon të kalojë në Kuvend një ligj të veçantë, nëpërmjet të cilit do t’i japë tokë nga 13 mijë metrat katrorë të pasurisë kombëtare (teatrit) për të ndërtuar kullat që ka planifikuar, me kushtin që të ndërtojë një teatër të ri.

Nga një llogaritje e “Hashtag.al”, del se shuma e milionave që Rama i ka dhënë Fushës, është as më shumë e as më pak se 29 milionë euro, pra, vetëm 1 milion euro më pak nga sa do kushtojë teatri i ri që do ndërtojë Fusha, sipas shifrave të servirura nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. (Kliko këtu Transaksionet)

Harta e shpërndarjes së tenderave dhe koncesioneve kulmon me Bashkinë e Tiranës, ku Fusha ka marrë pjesën më të madhe. E fundit është Amfiteatri i Tiranës mbi 300 milionë lekë të vjetra (sipas të dhënave marrë nga OpenData).

Sheshi Skënderbej 9 miliardë e 780 milionë lekë të vjetra, parkimi nën sheshin Skënderbej 2 milionë euro, tendera pastrimi, gjelbërimi, asfaltime dhe shkollash në Tiranë, janë disa nga dakordësitë e tjera mes Fushës dhe Veliajt.

Fusha ka përfituar 1,8 milionë euro edhe nga tenderi i rikonstruksionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, asokohe drejtuar nga Saimir Tahiri.

Qytetet e tjera ku ka përfituar janë Vlora (Bulevardi dhe Sheshi i Flamurit), Himara (shëtitorja), Durrësi (rregullim rrugësh) dhe bashkitë Vorë, Lezhë, Lushnje, Roskovec, Krujë e Divjakë. Të papërfillshme brenda shumës 29 milionë euro mbeten disa kontrata me QSUT-në, Sanatoriumin, Autoritetin Rrugor dhe Ministrinë e Kulturës./Hashtag.al.

Tags: paraRamashkelqim fusha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.