Vrasja për një karikues/ Ndryshime të reja në procesin e hetimit

Vrasja për një karikues/ Ndryshime të reja në procesin e hetimit

94
0
Shares

Kërkesa e babai të Marvit për ndryshimin e prokurorit  të çështjes që kishte në hetim vrasësit e të birit, u plotësua. Pasi dhe ngriti dhe një padi dhe shpërtheu në akuza të forta, në një prononcim, i ati i Marvit, Pavllo Mihali ka thënë: “Presim të vendoset drejtësia plotësisht”.

Kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar emërimin e Gjergj Takos. Plotësimi i kërkesës erdhi disa ditë pas deklaratave të ashpra të babait të Marvit për masat e marra ndaj të akuzuarve.

Ndërkohë, ditën e sotme, janë ndryshuar akuzat nga Gjykata e Tiranës, për 3 personat që u arrestuan e më pas u lanë të lirë. Më 11 maj, Gjykata e Tiranës la te lire tre prej te akuzuarve qe ishin arrestuar pas krimit, konkretisht, te Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Marvi Mihali u vra më thikë në korrik të vitit 2017 për një karikues edhe pse konflikti i lindur nuk kishte lidhje fare me të. Ndërkohë vazhdon ende të kryhen hetime ndaj ngjarjes së vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY