Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tenderi ‘sekret’ i Edi Ramës, për çfarë duhet një kompjuter në tregun e zi?

18/06/2018
Konferenca vendos: Ndihma ekonomike, në 15 mars mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rinegocimi i marrëveshjes së detit me Greqinë ka pështjelluar sërish opinionin publik.

Herën e parë, sipas ekspertëve, Shqipëria humbi milje të tëra me det, ndërsa aktualisht, qeveria është zotuar se do të rikuperojë ato milje, madje do të përfitojë më shumë se aq.

Deri më tani, publiku ka mësuar fare pak nga negociatat, ndërsa në një vend normal, duhej më tepër transparencë, madje pse jo të vendosej me referendum. Gjithsesi, të dhënat e siguruara nga Tpz.al tregojnë se shteti shqiptar ka qenë i papërgatitur për rinegocimin e kësaj marrëveshje.

Pak javë më parë, pikërisht më datë 21 maj 2018, ministria e Mbrojtjes shpalli fituesin e një tenderi të bërë pa shpallje paraprake të njoftimit. Tenderi “sekret” gjithsesi u botua në buletinin e datës 21 maj, ku bëhet publike edhe firma fituese. Tpz.al ka siguruar dokumentet, ku thuhet se ministria ka kërkuar “blerje programi dhe kompjuter për nevoja të Grupit Ndërinstitucional të Punës për negocimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Fondi për këtë tender është 50 milionë lekë pa TVSH, ndërsa afati për ekzekutimin ka qenë 1 ditë nga lidhja e kontratës. Pikërisht, nisur edhe nga afati, pala shqiptare ka kërkuar me shpejtësi një kompjuter dhe program në “treg të zi” për grupin negociator, çka tregon një papjekuri të palës sonë. Përse duhej një kompjuter me shpejtësi? Çfarë programi ka blerë ministria e Mbrojtjes? A nuk ishin të përgatitur këta ekspertë? Përse komjuteri u mor nga një kompani private? A është e çertifikuar dhe licensuar ajo kompani për të tilla kompjuterë? Duket se të gjitha këto pikëpyetje do të ngelin në “ajër”, pa asnjë përgjigje.

Veprimet janë të nxituara, pasi askush nuk tregon çfarë po ndodh brënda këtij grupi, me kë po takohen, apo si po e bëjnë matjet? Gjithsesi, firma që fitoi tenderin për kompjuterin dhe programet është “AESS” sh.p.k., e cila është private dhe, nëse qeveria paguan, atëherë ajo i jep produktin. Sipas dokumenteve, kompjuteri i blerë është paraqitur pranë Institutit të Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, me adresë Rruga e Dibrës në Tiranë./TPZ.AL

Tags: Edi Ramanegociatat me greqineTender

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.