Presidenti dekoroi juristin Aleks Luarasi me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe shqetësohet...

Presidenti dekoroi juristin Aleks Luarasi me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe shqetësohet për akreditimin e universiteteve publike

185
0
Shares

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi juristin e mirënjohur dhe pedagogun e jurisprudencës, Aleks Luarasi me Titullin “Mjeshtër i Madh” “Në vlerësim të kontributit të çmuar shumëvjeçar si jurist dhe pedagog. Në mirënjohje të rolit e përkushtimit të tij për formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar të vendit tonë, duke shërbyer si një shembull i rrallë frymëzimi i përgatitjes intelektuale e profesionale të brezave të rinj të juristëve shqiptarë”.

Në prani të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Avokates së Popullit, juristëve, avokatëve dhe ekspertëve ligjorë, drejtuesve, pedagogëve dhe studentëve të Universitetit “Luarasi”, Presidenti i Republikës theksoi në fjalën e tij: “Pavarësisht se Prof. Luarasi themeloi një nga universitetet jo-publike me më shumë reputacion dhe vlerësim akademik në Shqipëri, ai vetë është produkt intelektual i Universitetit Publik, ku mbi 30 vite të karrierës së tij të suksesshme ja ka dedikuar auditorit të Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Prandaj, gjykoj se arsimi universitar publik dhe jo-publik duhet të krijojnë sinergji bashkëpunimi në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve për t’ju përgjigjur sa më mirë aspiratave të shoqërisë, reformave të shtetit dhe kërkesave të tregut të punës.

Performanca dhe niveli i arsimimit dhe edukimit të brezit të sotëm është tregues i progresit së gjithë shoqërisë në të ardhmen.

Krahas mbështetjes së iniciativave dhe investimeve private në fushën e arsimit jo-publik, apeli im sot shkon për një angazhim më serioz për rimëkëmbjen infrastrukturore dhe përmirësimin e cilësisë së edukimit në universitetet tona publike, ku dhe shumica e të rinjve ndjekin studimet e tyre.

Është tepër shqetësuese fakti që universitetet tona publike, përveç problemeve të menaxhimit të brendshëm akademik dhe administrativ, mbeten prapa në procesin e akreditimit në raport me universitet jo-publike. Duhet bërë çdo përpjekje për të reformuar rrënjësisht universitetet publike dhe për të rikthyer prestigjin dhe vlerësimin që meritojnë.”

 

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta:

“Kam kënaqësinë dhe privilegjin që sot në këtë ceremoni dekorimi të nderojmë dhe t’i akordoj Prof. Aleks Luarasit, Titullin e merituar prej kohësh – ‘Mjeshtër i Madh’.

Kemi ardhur në Universitetin që ai krijoi, për ta bërë më domethënës këtë moment vlerësimi të tij, dhe njëkohësisht për të ndarë këtë kënaqësi me shumë personalitete, kolegë dhe studentë të Profesorit!

Prof. Luarasi është mishërimi më i gjallë dhe kuptimplotë i vlerave arsimdashëse dhe intelektuale të shoqërisë dhe kombit tonë.

Kontributi i tij është mjaft i spikatur në fushën e jurisprudencës dhe mendimit bashkëkohor juridik, në jetën akademike, në institucionet qeverisëse, në forumet ndërkombëtare dhe në shumë angazhime të tjera profesionale me rëndësi madhore në proceset demokratizuese në vend.

Profesori me urtësinë, mençurinë, vullnetin, dhe vizionin e tij mbetet një nga pionierët e guximshëm në modernizimin e sistemit arsimor në Shqipëri, duke hedhur themelet e para në sistemin e arsimit jo-publik, me hapjen e kolegjit Universitar Luarasi.

Profesor Luarasi ishte ndër të parët që kuptoi rëndësinë e investimit të vazhdueshëm në arsimin e lartë universitar, duke e parë atë si një ‘të mirë publike’ ku bashkarisht sektori publik dhe privat mund të kontribuonin dhe konkurronin së bashku, në shërbim të arsimit më cilësor.

Pavarësisht se Prof. Luarasi themeloi një nga universitetet jo-publike me më shumë reputacion dhe vlerësim akademik në Shqipëri, ai vetë është produkt intelektual i Universitetit Publik, ku mbi 30 vite të karrierës së tij të suksesshme ja ka dedikuar auditorit të Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Prandaj, gjykoj se arsimi universitar publik dhe jo-publik duhet të krijojnë sinergji bashkëpunimi në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve për t’ju përgjigjur sa më mirë aspiratave të shoqërisë, reformave të shtetit dhe kërkesave të tregut të punës.

Performanca dhe niveli i arsimimit dhe edukimit të brezit të sotëm është tregues i progresit së gjithë shoqërisë në të ardhmen.

Krahas mbështetjes së iniciativave dhe investimeve private në fushën e arsimit jo-publik, apeli im sot shkon për një angazhim më serioz për rimëkëmbjen infrastrukturore dhe përmirësimin e cilësisë së edukimit në universitetet tona publike, ku dhe shumica e të rinjve ndjekin studimet e tyre.

Është tepër shqetësues fakti që universitetet tona publike, përveç problemeve të menaxhimit të brendshëm akademik dhe administrativ, mbeten prapa në procesin e akreditimit në raport me universitet jo-publike. Duhet bërë çdo përpjekje për të reformuar rrënjësisht universitetet publike dhe për të rikthyer prestigjin dhe vlerësimin që meritojnë.

Të dashur miq,

Roli i Profesor Aleks Luarasit, si një nga ikonat e jurisprudencës shqiptare, nuk vlerësohet vetëm në proceset e brendshme shtetformuese, por edhe në angazhimin e tij dinjitoz në përfaqësimin e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, duke qenë edhe përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në Komisionin e Venecias.

E kam të vështirë që brenda një fjalimi të shkurtër të pëmbledh të gjithë dimensionet dhe kontributin intelektual, akademik dhe patriotik të jetës dhe veprës së Prof. Luarasit.

Megjithatë, besoj se mbi gjithçka dhe mbi çdo Titull apo Dekoratë, ajo çfarë ne sot duhet të vlerësojmë dhe për të cilën duhet të jemi krenar, është trashëgimia e paçmueshme e vlerave, idealeve dhe dijeve që Profesori ua ka përcjellë studentëve dhe brezit tonë të ri.

Sot më shumë se kurrë, në botën tonë të globalizuar, ku sfidat dhe oportunitetet nuk njohin kufijtë kombëtar, rinia shqiptare ka nevojë për modele frymëzimi për të ndërtuar të ardhmen e saj evropiane, këtu në Shqipëri.

Prof. Luarasi e di më mirë se kushdo tjetër se suksesi në jetë nuk arrihet lehtë, por vetëm përmes vendosmërisë, përkushtimit dhe punës.

Është obligimi ynë, i elitës politike dhe shoqërisë shqiptare që të inkurajojmë dhe promovojmë sa më shumë angazhimin aktiv në jetën publike dhe në qeverisjen e vendit të personaliteteve më të spikatura intelektuale, akademike dhe profesionale.

Në mbyllje, dëshiroj të falënderoj të githë të ftuarit, kolegët, familjarët dhe miqtë e Profesorit që na nderuan në këtë ceremoni dekorimi!”

Duke i dorëzuar Profesor Aleks Luarasit dekoratën e lartë, Presidenti Meta shtoi se “Nuk kemi të bëjmë me një moment përmbyllës, por thjesht me çeljen e një momenti të ri për të ardhmen, pasi jam i sigurt që kontributi i profesorit do të vijojë të jetë edhe më i fortë pas këtij momenti si detyrim në mënyrë të veçantë ndaj studenteve dhe studentëve që me rezultatet e tyre nderojnë edhe veprën e Profesor Luarasit”.

“Jam shumë i nderuar dhe i emocionuar në këto momente sepse tani më kalon para syve e gjithë jeta, që nga vendlindja ime në Luaras të Kolonjës, Korçë, Tiranë, themelimi i Kolegjit Universitar ‘Luarasi’ e deri në ditën e sotme. Dëshiroj të falënderoj Presidentin e Republikës qoftë për dekorimin, qoftë për motivacionin dhe qoftë për vlerësimin e lartë të veprimtarisë sime”, – tha Prof. Dr. Aleks Luarasi, tejet i emocionuar për vlerësimin nga kreu i shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY