Partizani, ja kush është trajneri i ri

Partizani, ja kush është trajneri i ri

300
0
Shares

Partizani ka vendosur tashmë Skënder Gega-n për drejtimin në sezonin e ardhshëm. Skënder Gega ka dhënë një konferencë për shtyp, në praninë e drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama ku dhe u prezantua.

Pas dënimit të Skënderbeut, të kuqtë e Partizanit, pasi morën konfirmimin nga UEFA për prezencën në Europa League sezonin e ardhshëm, ka nisur punën për tu përfaqësuar në mënyrë dinjitoze.

KONFERENCE PER SHTYP
PREZANTIMI TRAJNERIT SKENDER GEGA

SKENDER GEGA: NDIHEM KRENAR QE JAM PJESE E PARTIZANIT

DREJTORI RAMA: Shpresojmë që nëpërmjet kësaj konference ta nisim mbarë sezonin e ri. Përgjatë periudhës që drejtoj Partizanin Skënderi është trajneri i tretë, shpresoj që të jetë me ne për një kohë të gjatë edhe mundësisht të dal në pension me Partizanin të bëhet një Arsen Venger i radhës në Shqipëri. Arsyet e zgjedhjes së Gegës, së pari ai është një nga personat që ka kontribuar edhe më parë për Partizanin. Zgjedhja e tij ishte vendimi i përbashkët i strukturave të klubit. Gega vjen nga trajnimi në Amerikë, ku ka të bëjë me një kulturë tjetër të profesionalizmit. Ka kontribuar me ekipet U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Ai i njeh shumë prej lojtarëve. Ne besojmë tek integriteti i tij, që e ka shprehur në fushën e lojës, por edhe si trajner.
Nuk është produktive për një ekip, që të ndërrojë menaxhimin shpesh. Jemi këtu vetëm me shpresën, por edhe besimin se përzgjedhja e futbollistëve do të jetë ajo që duhet për të ardhmen. Një nga gjërat kryesore që kemi bërë këtë herë, është edhe aspekti karakterial i lojtarëve. Të mos vijnë te Partizani për të marrë rrogën dhe të jenë të qetë në punën e tyre.
Unë i vlerësojë trajnerët e huaj për mentalitetin që sjellin. Këtë herë zgjodhëm një trajner shqiptar

TRAJNERI GEGA: Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Partizani, me një mentalitet dhe projekt i ri. E kam pasur këtë fat dhe ndihem krenar, që do të jem pjesë e tij. Janë shumë gjëra që do t’i kapim në detaje, por duke punuar do të shohim hap pas hapi. Klubi ka disa probleme, pasi ka lojtarë që janë larguar. Nuk dua t’i bëj analizën të kaluarës, por dua të rri sa më gjatë, sepse kam lidhje me këtë fanellë.
Klubi ka histori të madhe dhe përgjegjësia është e madhe. Tashmë duhet të shohim përpara dhe i kemi të gjitha mundësitë për të qenë një model në Shqipëri. Koha është e shkurtër dhe duhet të vrapojmë.
Do të mundohemi të afrojmë shumë lojtarë edhe nga akademia. Jo vetëm për aq kohë sa të jetë Gega, por edhe më vonë. E kam ndjekur Partizanin edhe më përpara. Mendoj se kemi nevojë për ndërhyrje në të gjithë repartet. Mendoj se çdo njeri në jetë e ka shansin e tij të parë dhe i dyti nuk dihet, nëse vjen ndonjëherë. Për mua ky ishte shansi i parë. Partizani ka boshtin e tij dhe ka lojtarë me potenciale. Nuk duhet t’i shohim kundërshtarët si armiq. Të dielën jam prezantuar me ekipin, sot është stërvitja e parë dhe tani do të shohim për më të mirën. Çdo ekip sportiv duhet të ketë disiplinë. Unë nuk kompromentohem si trajner dhe jam kërkues. Do të jem shumë i saktë për t’i dhënë secilit hakun. Do të mundohem të mos tolerojmë në fushën e lojës, pasi Shqipëria është e vogël dhe çdo gjë merret vesh. Bathën dhe Fejzullahun i kam afruar me meritë në Kombëtare. Kjo është e kaluara.

Një mesazh për Tifozët .

Historia e Partizanit është e madhe , tifozët me vite e kanë ndjekur skuadrën dhe e kanë mbështetur me po të njëjtën dëshirë dhe pasion. Unë e di se sa ata e vuajnë mungesën e trofeve , e di se sa ata e vuajnë ecurinë jo të mirë të skuadrës . Ata janë pjesë shumë e rëndësishme e familjes së kuqe.Ne do të jemi gjithmonë të hapur për kërkesat për njerëzit që e mbeshtesin gjithmonë Partizanin dhe besoj se do ti rikthejmë shpresën dhe të shkojmë aty ku e meriton ky klub.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY