Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjonaj tek Ligjet. Alibeaj : Mos ia mbath po na fol për Tahirin, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn e Nezar Seitin!

18/06/2018
Gjonaj tek Ligjet. Alibeaj : Mos ia mbath po na fol për Tahirin, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn e Nezar Seitin!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbledhja e Komisionit parlamentar të Ligjeve ku po raporton Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është shoqëruar me debate.  Deputetit Alibeaj ka kërkuar një raport me shkrim që me sa duket ka munguar në komision. Ai ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë sepse ende nga sekretariati i Komisionit të Ligjeve nuk ka ardhur një raport me shkrim  për të treguar se për cfarë do flasë Ministrja Gjonaj.

“Funksionari që ka ardhur sot, është bërë e ditur se për çdo gjë mund të flas por jo për Tahirin, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn, Nezar Seitin. Por për çfarë ka ardhur për të folur për koleksionin pranverë-verë të Miu-Miut. “

Ndërkaq kreu i Ligjeve Ulsi Manja  thotë se deputetët e PD e kanë mendjen tek ndeshja e orës 2 dhe duan të shtyjnë kohën.

Debati i plotë:

Enkelejd Alibeaj: Unë besoj se është i rëndësishëm që një përfaqësuesi i qeverisë përballet me parlamentin, me deputetët, me përfaqësuesit e popullit, sigurisht jo si pelegrinazhi juaj. Jemi jo më larg se një javë nga ai momenti historik ku Europa do të japë notën e vlerësimit për shqiptarët, për çeljen e negociatave. Dhe kjo notë besimi ka të bëjë me luftën e kriminalitetit.

Sa e kanë luftuar institucionet dhe sa është vullneti i qeverisë për ta luftuar në mënyrë serioze kriminalitetin. Nga ju kryetar dhe as nga sekretaria nuk ka një raport të shkruar, të përgatitur nga institucioni që ka ardhur për të raportuar. E kuptoj këtë frikë për të raportuar dhe lënë me shkrim gjëra nga inst më të larta. Sepse nga funksionari që ka ardhur sot, është bërë e ditur se për çdo gjë mund të flas por jo për Tahirin, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn, Nezar Seitin. Por për çfarë ka ardhur për të folur për koleksionin pranverë-verë të Miu-Miut.

Unë e paragjykoj për faktin se asnjëri prej jush nuk duhet të pranojë faktin që ka ardhur pa një dokument të shkruar. Pavarësisht faktit, ka shumë gjëra për të folur. Mbi këtë ministri dhe titullarin e saj qëndron një faturë shumë e rëndë, qoftë për negociatat, qoftë për reformës në drejtësi, luftën ndaj kriminalitetit por edhe për një fakt akoma më të rëndë. Sot Republika jonë që për 7 ditë kërkon t’i çelen negociatat është një republikë që i ka rënë një këmbë e pushtetit, sistemi i drejtësisë. Besoj se kjo do duhet të jetë një nga sensibilitetet më të mëdha të Mistria e Drejtësisë. Sot Republika e Shqipërisë është një Republikë pa Gjykatë Kushtetuese.

Ulsi Manja: E more fjalën për procedurë. Do flasë ministrja e Drejtësisë. Në të kundërt e mbyllim mbledhjen.

Enkelejd Alibeaj: Duhet t’i themi gjërat, nuk duhet të kemi frikë nga fjala. Nuk zgjidhen problemet duke ia mbathur. Ki durim mos ia mbath dhe më dëgjo.

Ulsi Manja: Nuk jam nga ata burra që ia mbath. Propozim konkret për procedurë. Nuk kam kohë të rri gjithë ditën këtu. E kam thirrur ministren e Drejtësisë për të folur për 2017.

Enkelejd Alibeaj: Gjykatë e Lartë e kapur. Prokuroria drejtohet nga një njeri i emëruar në kundërshtim me ligjin dhe pa vetting. Çfarë do t’i tregoni shqiptarëve për luftën ndaj kriminalitetit? Për çfarë drejtësie do flasim. Historia e kapjes së drejtësisë, e rrëmbimit të drejtësisë ka sjellë sot frytet e hidhura për gjithë shqiptarët, ata që aspirojnë për çeljem e negociatave dhe e duan. Ku e ke Saimir Tahirin? Ku e ke Fatmir Xhafajn, pretendon të luftojë kriminalitetin ndërkohë që vëllain e vet e degdisi.

Ulsi Manja: Ke propozim konkret për procedurë. Rregullorja e ka 2 minuta për procedurë. Është 2 minuta për procedurë. Lexon rregulloren e Saliut ti. Ti do të flasësh deri kur të vijë ndeshja e orës 2. Të shtyni kohën në komision, të dilni që këtu në orën 2. Për ju Shqipëria kampionat botëror është, sport. Ka një orë që e ka marrë fjalën. Përmbylle.

Enkelejd Alibeaj: Do flasin të gjithë deputetët.
Ulsi Manja: Flisni tek selia e PD.

Enkelejd Alibeaj: Si ka mundësi që Agron Xhafaj të barisë i lirë në Vlorë, në Tiranë, madje dhe para ministrisë së Drejtësisë, i dënuar në Itali? Ju mund ta keni marrë si Spaçi këtë historinë me këtë pelegrinazhin tuaj.

Ulsi Manja: Çkeni me pelegrinazhin tonë, dilni dhe ju. Mblidhuni dhe ju, mos rrini në Tiranë.

Enkelejd Alibeaj: Se me kë mblidheni ju është e qartë. Ndeshja e vetme për të cilën interesohet sot dhe duan rezultatin është pikërisht kjo. Që rezultati të jetë pozitiv kërkohet seriozitet.
Ulsi Manja: Ndeshja fitohet me punë dhe jo llafe.

 

Tags: Enkelejd alibeajetilda gjonajKomisioni i ligjeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.