Marrëveshja mes Greqisë e Maqedonisë për emrin është firmosur sot në Prespë mes kryeministrave të dy vendeve Tsipras dhe Zaev. Maqedonia prej sot do të thirret me emrin e ri ‘Maqedonia e Veriut’.
Dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndësishme u bënë ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e BE, Federika Mogerini, Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, si dhe zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.
Marrëveshja u nënshkrua në Nivici të Greqisë, mes Nikolla Dimitrov dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Koxias. Pas ceremonisë së nënshkrimit, liderët e dy vendeve dhe delegacionet ndërkombëtare do të qëndrojnë edhe në anën maqedonase të Prespës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/