Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Privilegjet e deputetëve shqiptarë, lëvizin me makina pa paguar doganën, e paguajnë qytetarët

16/06/2018
SKANDAL/ Makinat luksoze, ja skema për shmangien e detyrimit doganor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çdo qytetar shqiptar që importon një makinë nga jashtë paguan në doganë 20 përqind të çmimit të blerjes së mjetit si Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Taksa për t’u paguar vendoset në bazë të faturës së shitjes ose çmimit referencës që përdorin doganat. Çdo vit në Shqipëri importohen mbi 30 mijë mjete transporti për të cilat duhet paguar dogana nëse do të targohen, nga pagimi i taksës përjashtohen disa kategori të konsideruara në nevojë, si invalidët, veteranët e luftës, mjetet që përdoren nga organizatat jo qeveritare apo sindikatat.

Por këtë privilegj e kanë dhe deputetët. Ligji i i vitit 1999 për statusin e deputetit u lejon atyre që të mos paguajnë asnjë detyrim doganor për mjetet e punës që lidhen me veprimtarinë e tyre, dhe sigurisht këtu futen dhe makinat.

Gazeta shqiptarja.com ka publikuar një listë me deputetë dhe ish-deputetë që kanë shfrytëzuar këtë privilegj për të importuar nga jashtë automjete me vlera të konsiderueshme nga 10 mijë euro deri në mbi 100 mijë euro.

Mjetet janë blerë dhe sjellë kryesisht nga Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe në Shqipëri, në periudhën nga janari 2013 deri në maji 2018. Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj ka importuar një makinë nga Britania e Madhe me vlerë 111 mijë euro, pa paguar detyrime doganore.

Halim Kosova ka sjellë dy Benza nga Gjermania, me vlerë gati 100 mijë euro. Deputeti Nard Ndoka ka blerë në Gjermani makinë me vlerë 85 060 euro.

Kurse deputeti socialist Sadri Abazi, nuk ka paguar doganën për një makinë ‘BENZ, AMG GT’, të blerë në Gjermani me vlerë 105 mijë euro. E kështu me radhë lista e publikuar nga shqiptarja.com, që më shumë ngjan me një katalog makinash luksoze, vazhdon Tuaregun e Paulin Stërkajt të blerë për 50 mijë, Range Roverin e ish deputetit të PDIU Omer Mano me vlerë 102 mijë euro.

Doganë nuk ka paguar as Flamur Noka për një BMW Seria 7 me vlerë 40 mijë euro dhe Anastas Angjeli për një Audi A 8 që ka kushtuar 87 mijë euro. Edi Paloka, Erion Braçe, Bashkim Fino, Genc Pollo etj., kanë marrë gjithashtu makina luksoze pa paguar detyrimet doganore.Tch

Tags: deputeteDoganemakinatakse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.