Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një femër e fortë nuk është në kërkim të një mashkulli

16/06/2018
Një femër e fortë nuk është në kërkim të një mashkulli
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një femër e fortë dhe e pavarur mund të duket e frikshme për mjaft persona që kërkojnë të kenë një lidhje me të. Ajo që duhet kuptuar, është se femra nuk ndryshojnë kurrë. Mund të bëhen më tepër të pavarura dhe të forta, por kurrsesi më pak. Vetmia për disa persona është një ndjesi e shëmtuar, ndërsa për to është shoqëria më e mirë. Ato ndihen mjaft mirë nën shoqërinë e vetes së tyre.

Një femër e fortë nuk është në kërkim të një mashkulli, por në kërkim të mënyrave më të mira për të shfrytëzuar kohën, me qëllim që të rritet si person. Dhe ekzistojnë plot karakteristika të tjera se pse një femër e fortë është e gatshme të heqë dorë nga shoqëria me një mashkull. Një nga ato është mjaft e dukshme, një femër e fortë e thotë hapur se çfarë mendon. Ajo i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë, pa dallim, por pret që kjo gjë të jetë reciproke edhe për të. Për sa i përket një marrëdhënieje, kjo është arsyeja se pse kur ajo është në një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk qëndron e heshtur, por në çdo moment kërkon të përballet me partnerin e saj për t’i mbyllur gjërat sa më parë.

Dashuria sjell me vete edhe trishtim dhe stres, por kur këto shtohen dhe bëhen të papërballueshme, një femër e fortë nuk mendohet dy herë të heqë dorë nga një marrëdhënie e tillë toksike. Është e qartë se edhe ajo vuan, por prioriteti i saj për të mbajtur qëndrueshmërinë e saj emocionale e bën të vendosë veten përpara marrëdhënies ku ndodhet.

Si çdo person tjetër, edhe ato i njohin vlerat e vetes, kanë edhe ato momentet e tyre të pasigurive, por ndryshimi midis femrave të forta dhe njerëzve të tjerë, është se ato mund të marrin mësimet më të mira nga dështimet e tyre dhe të ecin përpara më fuqishëm. Ato i njohin mirë se deri ku shkojnë limitet e tyre. Një femër e fortë është e sjellshme, fal, por në të njëjtën kohë vendos kufij dhe di të thotë edhe “Jo”. Kjo gjë kërkon mjaft kurajo dhe ato e kanë.

Është mjaft normale për ne të kalojmë gjithë jetën duke menduar për të gjetur partnerin perfekt, por duhet ndonjëherë t’ia bëjmë vetes edhe pyetjen: “Nëse ne të jemi partnerët perfektë, çfarë personi do të donim të kishim përkrah?”. Kjo pyetje ka shumë kuptim, pasi lumturinë tonë duhet ta kërkojmë bazuar në ato çfarë u ofrojmë të tjerëve. Absolutisht nuk duhet të lejojmë që të marrim më pak nga sa japim, shkruan bota.al

Tags: femramarredheniamashkulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.