Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bilanci i vettingut, vetëm 8 nga 14 subjekte kanë kaluar me sukses kontrollin

16/06/2018
Komisioni Evropian pranon autorësinë e përkthimit gabim të Vettingu-t
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bilanci i vendimeve të KPK-së për katër mujorin duke se ka kaluar në favor të subjekteve që janë rikonfirmuar në detyre. Deri tani 8 gjyqtarë e prokurorë, kryesisht edhe kandidatët të organeve te reja KLGJ, KLP dhe KED, janë rikonfirmuar në detyre ndërsa janë rrëzuar 5 gjyqtarë e prokurorë të cilet nuk  kanë justifikuar pasurinë. Të rrëzuarit i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duke kërkuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë.  

Për katër muaj që kanë nisur seancat dëgjimore, Komisioni i Vetingut ka thirrur në seanca dëgjimore 14 prokurorë e gjyqtarë, nga të cilët 8 e kanë kaluar me sukses duke u rikonfirmuar në detyrë, 5 janë rrëzuar ndërsa  për 1 vendimi pritet të shpallet në datën 20.

5 subjektet, të cilët nuk kanë mundur dot të kalojnë fazën e parë të verifikimit dhe automatikisht janë pezulluar nga detyra, janë kryesisht anëtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe kandidatë për KLGJ dhe KLP.

Kështu sipari i rrëzimeve nisi me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, më pas vijoi me kolegët e tij Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Të njëjtin fat e kanë patur dhe dy kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Besa Nikëhasani dhe Besim Trezhnjeva.

Ndërsa kanë kaluar testin dhe janë rikonfirmuar në detyrë dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja.

Prokurorja e Apelit dhe njëkohësisht anëtarja e KED,  Fatjona Memçaj, anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, prokurori Dritan Prençi njëkohësisht kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, prokurorja Anila Leka edhe kjo kandidate për në KLP si dhe gjyqtarët Marçela Shehu dhe Manjola Xhaxho kandidate për në KLGJ.

Komisioni pritet të shpallë vendimin për prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili është njëkohësisht edhe një nga anëtarët e Keshillit të Emerimeve në Drejtësi.

Pothuajse për të gjithe subjektet, komponenti  kryesor që ka ndikuar në konfirmimin apo jo në detyre ka qenë pasuria.

Megjithëse shume prej tyre kishin zgjedhur te mos ishin të martuar ligjërisht por në bashkëjetesa gati 20 vjeçare me partnerët e tyre, sërisht kjo nuk i ka ndihmuar për të justifikuar shumë prej të ardhurave.

Një tjetër  dukuri në të ardhurat e tyre te deklaruara kanë qenë dhuratat apo huatë e marra nga të afërmit, të cilat në shumë raste janë në vlera të kosiderueshme por të pa shoqëruara me kontrata ligjore  për t’i provuar.

Por pavarësisht vendimeve të dhëna jo në favor të tyre, të pesë gjyqtarët dhe prokurorët e rrëzuar kanë vijuar betejen ligjore duke iu drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili do të marrë nje vendim final si shkalla me e lartë e vetingut dhe nese edhe ketu nuk do të gjejnë  të drejtën e pretenduar ateherë i vetmi institucion që u ngelet është Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut./o-news

Tags: gjyqtareProkuroreVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.