SKANDAL/ Televizionet kombëtare censurojnë opozitën, fshehin aferat korruptive të qeverisë

SKANDAL/ Televizionet kombëtare censurojnë opozitën, fshehin aferat korruptive të qeverisë

92
0
Shares

Televizionet Klan dhe Top Channel çensurojnë opozitën duke u bërë pjesë e aferave korruptive të qeverisë. Partia Demokratike në një deklaratë për mediat, nëpërmjet deputetit Strazmiri, denoncon sjelljen e pahijshme të televizioneve kombëtare të cilat në vend që të informojnë dhe të jenë të paanshme për publikun, fshehin veprat korruptive të qeverisë.

Gjithashtu po dje, Partia Demokratike u çensurua plotësisht nga televizioni Top Channel, duke  mos transmetuar asnjë sekondë denoncimin e një prej aferave më flagrante korruptive të qeverisë së Edi Ramës- liçensimin e një kompanie fantazën me 100 mijë lekë kapital për të operuar me linjën ajrore Air Albania.

Partia Demokratike ndjen keqardhje për  drejtuesit  e televizionit të cilët duke u lidhur me kryeministrin për të fituar sa më shumë para në fakt po dëmtojnë rëndë besueshmërinë dhe profesionalizmin e televizionit kombëtar Top Channel, të televizionit Klan dhe çdo mediaje tjetër që kanë zgjedhur  të bëjnë biznes bashkë me qeverinë kundër interesit publik.

 Deklaratë e Partisë Demokratike

Televizionet private kombëtare, Klan dhe Top Channel çensuaruan dje Partinë Demokratike në denoncimin e një prej aferave më flagrante korruptive të qeverisë së Edi Ramës- liçensimin e një kompanie fantazën me 100 mijë lekë kapital për të operuar me linjën ajrore Air Albania.

Çensurimi i përsëritur i opozitës nga dy televizionet privatë kombëtarë, të liçensur për të informuar me paanshnëri publikun dhe jo për t’u fshehur qytetarëve aferat korruptive të qeverisë, tregon se liria e medias në Shqipëri po mbytet nga interesat korruptive politike dhe ekonomikë.

Duke qenë se në vend të informimit të publikut, televizionet kryesorë në vend, njësoj si në rastin e çensurës për inceneratorët, kanë zgjedhur t’i shërbejnë parave të pista të qeverisë dhe biznesit të lidhur me të, Partia Demokratike po risjell edhe një herë të plotë denoncimin e djeshëm.

 “Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokratike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive sëbashku me një kompani turke për Aeroportin e Vlorës. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.”

Partia Demokratike publikoi edhe një foto, ku Sinan Idrizi, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është i pranishëm në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Partia Demokratike bëri dje disa pyetje për Edi Ramën, që nuk u transmetuan nga 2 televizionet kombëtare dhe për të cilat Edi Rama vazhdon të heshtë:

·        Të kujt janë paratë e Air Albania?

·        Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

·        Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

·        A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane. “

Kjo është deklarata e çensuruar nga dy televizionet kombëtare privatë.

Po dje, Partia Demokratike u çensurua plotësisht nga televizioni Top Channel, i cili zgjodhi të heshtë dhe të mos transmetojë asnjë sekondë denoncimin se pushteti i Ramës po bëhet gati të dekorojë si “Qytetar Nderi” autorin e vrasjes së mbetur në tentativë, të Azem Hajdarit iderit të Lëvizjes së Dhjetorit brenda sallës së Parlamentit.

Top Channel ia fshehu publikut këtë lajm, megjithëse Partia Demokratike e faktoi me dokument aktin skandaloz të Kryetarit të Bashkisë së Hasit, duke theksuar se nderimi i një deputeti vrasës, është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që ecejaket e shpeshta të drejtuesve të televizionit në zyrën e Kryeministrit për të siguruar miliona euro financim nga taksat e shqiptarëve po dëmtojnë rëndë besueshmërinë dhe profesionalizmin e televizionit kombëtar Top Channel, të televizionit Klan dhe çdo mediaje tjetër që, në vend të informimit të plotë e të paanshëm të publikut, zgjedh të bëjë biznes bashkë me qeverinë kundër interesit publik.

​ 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY