Marrëveshja e Detit/ Shqipëria nuk ka pozita kushtetuese të nënshkruajë marrëveshje ndër-shtetërore

Marrëveshja e Detit/ Shqipëria nuk ka pozita kushtetuese të nënshkruajë marrëveshje ndër-shtetërore

158
0
Shares

“Plotfuqishmëri për marrëveshjen e detit?! Në mënyrë absolute jo! Kjo do ishte pjesë e tradhëtisë ndaj vendit.” Kështu shkruan Ylli Manjani për marrëveshjen sipas tij :

“Republika e Shqipërisë, për turpin e vet, nuk është në pozita kushtetuese të nënshkruajë marrëveshje ndër-shtetërore me askënd, sepse:

NUK KA GJYKATË KUSHTETUESE!

Është kjo gjykatë që vlerëson kushtetutshmërinë e marrëveshjeve, por ajo nuk ekziston!

Ndaj smund të ketë marrëveshje me askënd! Aq më tepër një marrëveshje për de-limitim kufinjsh! Pu pu pu pu….

Me gjithë respektin, por:

As qeveria, që ka treguar qartë që shet çdo gjë e gjithkënd, për pushtetin e Xhafallarëve e as Ramallarëve;

As Presidenti, që ende nuk ka asnjë fjalë për keqqeverisjen;

Nuk janë garanci për kushtetuetshmërinë e marrëveshjeve ndër-shtetërore!

Edhe sikur të dy këto institucione të ishin 100% qelibar, prap nuk janë garanci në kuptimin Kushtetues!

Kjo garanci sipas Kushtetutes jepet vetëm nga Gjykata Kushtetuese! Si në çdo vend tjetër të botës.

Kujtoj që edhe në shtetin e ri të Kosovës, ishte Gjykata Kushtetuese që i dha garancinë përfundimtare marrëveshjes me Malin e Zi!

Republika e Shqipërisë nuk e jep dot këtë garanci kushtetuese qytetarëve të saj! Kulmi!

Marrëveshja e detit nuk është as kontratë koncensioni e as vendim qeverie që prish e ndreq ndërtesa publike, apo qe pezullon çertifikatat e pronësisë !!!

Nëse duan të bëjnë ndonjë gjë të hajrit, të publikojnë rezultatin e negociatave dhe një hartë që del nga këto.

Të ftojnë opinionin dhe specialistët të japin vlerësimet e tyre, deri sa vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese! Të “përfitojmë” nga kjo gjë absurde!

Ndryshe, çdo gjë tjetër është Tradhëti ndaj vendit!

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY