Janë zbardhur detaje në lidhje me takimin 1 orësh mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Takimi është kërkuar nga ky i fundit dhe është zhvilluar në ambientet e presidencës nga ora 18:00 deri në orën 19:00.
Burimet kanë bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për çështjen e detit me Greqinë dhe marrëveshjet e tjera për të cilat po bisedon qeveria shqiptare me atë fqinje.
Bisedimet kanë vazhduar edhe për cështjen e teatrit.
Gjithashtu është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend dhe vendimin e pritshëm të BE-së për tnegociatat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/