Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kërkesa prekëse e gjyshit 81-vjeçar, kujdestar i gjashtë jetimëve/”Jemi shumë të varfër”

13/06/2018
Kërkesa prekëse e gjyshit 81-vjeçar, kujdestar i gjashtë jetimëve/”Jemi shumë të varfër”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërhyrja e Shërbimeve Sociale për jetimët e Ardjana Shahollit, deri më tani është inekzistente.

 Gjyshërit e moshuar të tyre bëjnë apel për ndihmë, pasi ata jetojnë në kushte mjaft të vështira dhe pa asnjë mbështetje.

Babai i Çlirim Shahollit, 81- vjeçar, Zaim Shaholli, ka marrë përsipër kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të mbetur jetimë dhe deklaron se nuk do të dijë asgjë për Çlirimin, që e konsideron një ish-kryefamiljar të padenjë. Aktualisht fëmijët e mitur të çiftit Shaholli ndodhen në një kamp në Golem, gjë të cilën ua kishte siguruar për bamirësi një shoqatë para se të ndodhte krimi.

Ata ende “shijojnë” plazhin në kamp, pa e ditur se kur të kthehen në banesë nuk do të gjejnë më asnjërin prej prindërve të tyre. Ndërsa dy fëmijët më të rritur po përpiqeshin të ndihmonin familjen për të dalë nga skamja, duke gjetur punë. Ata janë ndodhur në punë në momentin kur ka ndodhur krimi i rëndë në familjen e tyre.

Sipas Zaim Shahollit, ka qenë pikërisht vajza e madhe, e cila kur është kthyer nga puna e ka gjetur të ëmën të përgjakur. Tentativa për ta dërguar në spital ka qenë e kotë pasi sipas tij, Ardjana kishte ndërruar jetë.

“U bëjmë apel të gjitha shoqatave të bamirësisë, kush të ketë mundësi ta na ndihmojnë. Jemi shumë të varfër”, u shpreh mes lotëve dje 81-vjeçari Zaim Shaholli.

Ai kishte shkuar të mblidhte bimë mjekësore në fshatin e tij, pasi familja ishte me 10 anëtarë dhe kishin vështirësi të shumta financiare. Në kushtet kur i biri nuk punonte, atij bashkë me Ardjanën i është dashur të luftojnë për të ushqyer të gjithë familjen dhe madje për ta mbajtur atë të bashkuar.

Ndonëse sipas tij i biri nuk ishte i denjë për kryefamiljar, e shoqja nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ikur prej tij e njëherazi edhe dhunës së përhershme. Dy ditë më parë Ardjana u përcoll në banesën e fundit, ndërsa halla e saj deklaroi se mbesa e saj kishte jetuar gjithnjë nën dhunën e të shoqit.

“Dyshoja se bashkëshortja më tradhtonte me pronarin e rrobaqepësisë ku punonte. Ky ishte shkaku, për të cilin nisi konflikti mbrëmjen e ngjarjes”. Kështu është shprehur 42-vjeçari para togave të zeza për vrasjen e bashkëshortes së tij, Ardjana Shaholli, para se gjykata të vendoste masën e sigurisë “me burg pa afat” ndaj tij.

“Kishim konflikte të herëpashershme. Përplaseshim verbalisht gjithmonë. Atë mbrëmje u konfliktuam, pasi unë dyshoja se më tradhtonte me pronarin e rrobaqepësisë ku punonte. I thashë të ishte e sinqertë dhe të më tregonte. I kërkova të më thoshte të vërtetën. Aty situata u përkeqësua. Nisëm të debatonim. Ajo me kërkonte llogari përse nuk punoja. Më ofendoi duke më thënë se je i padobishëm. Aty m’u errësuan sytë dhe u kapëm fytazi të dy. Ajo më shtyu mua dhe unë e shtyva atë. Ra në tokë. E kapa prej flokësh dhe ia përplasa pesë-gjashtë herë kokën në çimento, derisa ra pa ndjenja”, është shprehur në gjykatë autori i krimit./Panorama

Tags: kerkesevrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.