Dashi
Kjo ditë do ju gjejë më romantik dhe ëndërrimtarë, ndoshta për shkak të disa përgjigjeve të mira që keni marrë ditëve të fundit. Dashuria do të jetë një pikë referimi dhe jeta në çift do të jetë e shkëlqyer. Edhe pse në punë keni disa luhatje, ato nuk do të jenë problematike.
Demi
Po jetoni një fazë qetësie dhe harmonie, duke e shijuar jetën në maksimum. Gjithçka edhe prej faktit se keni rigjetur harmoninë në vendin e punës. Megjithatë duhet të jeni më të përqendruar si dhe duhet të merrni rol me më shumë përgjegjësi. Bëni kujdes në dashuri.
Binjakët
Kjo ditë do të jetë interesante për të nisur një nismë apo projekt të ri, të natyrës krijuese. Do të hapet një fazë produktiviteti dhe rritje personale dhe profesionale. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të bërë paqe me familjen.
Gaforrja
Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për të vendosur kontakte të reja. Mundohuni vetëm të analizoni me detaje të gjitha propozimet e bëra së fundmi. Në dashuri do të jeni disi të pasigurtë, por nëse keni dyshime bëni mirë të flisni hapur me partnerin/en.
Luani
Po nisni të vlerësoni disa opsione të reja për të bërë një udhëtim apo një arratisje të vogël romantike. Jeni shumë të lodhur, kështu që është normale të ndjeni nevojën të shkëputeni nga rutina e përditshme.
Virgjëresha
Kjo ditë do ju gjejë të menduar dhe të përhumbur në reflektime. Disa risi do ju lëkundin, por tashmë duhet të përpunoni strategji alternative për të çuar deri në fund të gjitha projektet tuaja. Në raportin në çift mundohuni të jeni më të pranishëm.
Peshorja
Ndonëse do të silleni me sa më shumë diplomaci, do të dini të jeni edhe shumë krenarë. Megjithatë bëni mirë të mos i harroni disa zhgënjime në dashuri ose në familje. Përfitoni nga mbrëmja, për të bërë një ballafaqim.
Akrepi
Mos e kaloni këtë ditë duke u marrë me gjëra të kota dhe aspak produktive. Bëni mirë që të jeni të gatshëm të përballeni me disa prova stimuluese dhe inkurajuese për karrierën tuaj aktuale.
Shigjetari
Do të jetë një ditë shumë intensive. Duhet të jeni më të kujdesshëm në raportet ndërpersonale, për shkak se mund të acaroheni me disa persona. Kjo ditë parashikon që një miqësi të transformohet në diçka më shumë.
Bricjapi
Dita do të jetë e mbarë nga pikëpamja profesionale, ku do të jeni në gjendje që të mbyllni çështje interesante, të cilat do ju lejojnë të keni përfitime interesante për projektet tuaja të ardhshme. Mundohuni të jeni më të hapur dhe bashkëpunues me kolegët tuaj.
Ujori
Do të ketë disa tensione në dashuri dhe në familje, të cilat duhet ti zgjidhni. Në momentet nervoze prireni të jeni agresiv dhe kjo sjellje mund të ushqejë diskutime të mëtejshme. Duhet të jeni më të hapur për dialog.
Peshqit
Kjo do të jetë një e enjte mjaft interesante ku do të rigjeni harmoninë në dashuri. Për të arritur një objektiv që i keni vendosur vetes, duhet të jeni të gatshëm të punoni fortë dhe të bëni ndonjë sakrificë nga pikëpamja ekonomike. Dita favorizon takimet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/