Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VITI 2017/ Tendenca e re e emigracionit, 10-fishohet numri i grave të larguara nga vendi

11/06/2018
VITI 2017/ Tendenca e re e emigracionit, 10-fishohet numri i grave të larguara nga vendi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shqipëri, emigracioni jashtë vendit ka qenë traditë e burrave, ku meshkujt në moshë të re largoheshin nga vendi për mundësi më të mira ekonomike. Edhe kur krijojnë familjet burrat shqiptarët ikin, lënë gratë dhe fëmijet për vitë të tëra.

Por së fundmi profili i emigracionit ka nisur të ndryshojë, teksa gratë shqiptare kanë nisur të ikin në masë nga vendi edhe ato për të njëtën arsye si edhe burrat, për mundësi më të mira punësimi. Heqja e vizave ka nxitur perspektivat e punësimit të tyre si kujdestare dhe infermiere, profesione për të cilat Europa përëndimore ka shumë nevojë aktualisht.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit të kaluar ikja e grave jashtë vendit u dhjetëfishua. Gjithsej lanë vendin 4,628 gra nga 587 më 2016.

Dinamikat e popullsisë

Popullsia e Shqipërisë është 2.870.324 persona me rënie prej 0,22 % gjatë vitit 2017. Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri ka vijuar të rritet, me një normë edhe më të shpejtë se vitin e kaluar, 0,61 % ndërsa popullsia e burrave ka rënë në mënyrë të ndjeshme me normë 1,0 %.

Në vitin 2017, gratë përbëjnë 49,9 % të popullsisë gjithsej, ndërsa migracioni neto i burrave ka shënuar një rënie të konsiderueshme, – 19.530 burra të migruar nga -10.060 në 2016. Migracioni neto negativ i burrave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë. Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grupmoshën 35-39 vjeç.

Mosha mediane për burrat në vitin 2017, është 34 vjeç ndërsa për gratë është 37 vite. Mosha mediane më e lartë tek gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 77,1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat.

Numri i lindjeve gjatë vitit 2017 është rreth 31 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje është 1,11 që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 111 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 1,05. Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2016, është 864 lindje. Për lindjet meshkuj kemi një rënie prej 1,2 %, ndërsa për lindjet femra rënia është 4,4 %.

Indeksi sintetik i fekonditetit (ISF) i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese, shënon, 1,48 fëmijë për vitin 2017. Kjo do të thotë se në 100 femra pritet të lindin 148 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grupmoshave janë ato të vitit referues, 2017. Monitor

Tags: Emigrimgra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.