HISTORIA/ Çifti përplaset në emision për 3 fëmijët, gruaja: Ke një tjetër...

HISTORIA/ Çifti përplaset në emision për 3 fëmijët, gruaja: Ke një tjetër në Itali – Ish-burri: Ti nuk je nënë

143
0
Shares

Historia e Rezarta Dragotit i ngjason asaj të shumë grave e vajzave, të cilat u martuan duke ju nënshtruar vullnetit të të tjerëve. Teksa qëndroi me tre fëmijët e saj e vetme pa praninë e burrit, ky i fundit një ditë vendosi që të divorcohet. Rezarta, e cila është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’, teksa ka treguar dramat e saj të jetës, kërkon që të marrë 3 fëmijët e saj.

Gjykata i la në kujdestari 2 vajzat të atit, ndërsa djalin Rezartës. Megjithatë të tre fëmijët ende jetojnë me gjyshërit pasi babai vazhdon jetën në Itali ndërsa me nënën shihen vetëm në zyrën e Përmbarimit. Rezarta kërkon të jetojë së bashku me fëmijët e saj dhe të kujdeset ashtu sikurse bëjnë të gjitha nënat, shkruan ‘BalkanWeb’.

Mes lotëve, ajo tregon se prej kohësh kishte qenë shërbëtore në familjen e burrit, pasi vazhdimisht urdhërohej nga ish-vjehrra e saj. Madje Rezarta pohon se i kishte kërkuar Mentorit, ish-burrit që ta merrte bashkë me fëmijët në Itali, por ky i fundit nuk kishte pranuar. “Si fillim jetuam mirë. ai sillej mirë. Por kur linda vajzën e dytë, kur ishte 8 muajshe, ai u ftoh shumë me mua. Vjehrra veç më detyronte të punoja. Nuk më linte asnjë sekondë, nuk ngopej kurrë me punë. Më thoshte puno, ‘s’do hash pensionin tim’. I kërkova burrit të më merrte në Itali, por nuk pranoi. Madje i thash që të dilja veç. Por tha; ‘stë ndaj nga prindërit’. Ajo ishte shkaktarja që u ndava nga burri. Vjehrra i thoshte djalit; “Ik ti të keqen nëna, lërë barin e tharë, shiko barin e ri”. Ai bashkëjetonte e bashkëjeton me tjetrën. Dyshoj se ka edhe fëmijë me të”, tha Rezarta. Kaq mjaftoi që në studio të ndërhynte me një lidhje telefonike edhe ish-burri, i cili jeton në Itali. Mes fjalëve fyese për ish-gruan, Mentor Dragoti tha se fëmijët nuk e duan nënën e tyre. Po ashtu ai tha se nuk i kishte penguar kurrë fëmijët që të takonin nënën, por ishte ajo që i kishte braktisur.

“Fëmijët jetojnë me prindërit e mi dhe me mua. Unë çdo dy muaj në Shqipëri. Në Francë, në Greqi, ku të mundem. Nuk rri vërdallë si ajo. Ata se duan nënën e tyre. Ajo nuk di ku të shkojë, ajo është nënë skandaloze. Si do fëmijët e vet. Është skandaloze, se nuk e njeh. Për të pjellë pjellin të gjithë, por për të rritur si rrit njeri. Ajo i la, nuk është e denjë për ta. Fëmijët e saj nuk e duan. Djali nuk jeton pasi përmbaruesi shkon çdo dy vit tek ai dhe nuk e do. Ai nuk e do djalin. Ka qenë mbi 200 herë në polici. Po tani ça do bëj, ta marr fëmijën dhe t’ja çoj në çantë e t’ja fal asaj?! Duhet ta kuptoni dhe ju që një fëmijë 3 vjeç se ka dashur. Pse s’ta ka shpjeguar ajo aty se pse jemi ndarë?! Ata nuk e duan nënën, s’janë të detyruar që të jetojnë me të. Pse qenka e detyruar që t’i marr vajzat në Itali. Fëmijët s’donin të shkonin me të, se donin. Nënën nuk e duan, e urrejnë”, tha Mentori.

Martesa dhe divorci
Rezarta Dragoti tregon se ishte familja nëpërmjet një mblesi që u bë shkak për njohjen e saj me Mentorin me të cilin u martua me pas dhe solli në jetë 3 fëmijë, 2 vajza dhe një djalë. Gjatë 14 viteve martesë fillimi ishte i mirë ndërsa vitet e tjera asaj i duhej t’i përkushtohej fëmijëve, t’i rriste ata dhe të jetonte me familjarët e bashkëshortit ndërsa ai jetonte dhe punonte në shtetin italian. Sipas të njohurve ai bashkëjetonte në Itali me një shtetase të huaj dhe nuk pranonte që ta merrte bashkëshorten dhe fëmijët me vete. Debati i fundit mes tyre u bë në shtëpinë e nënës së saj, ai i mori fëmijët dhe më pas dorëzoi në gjykatë padinë për divorc.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY