Një 14-vjeçar është gjetur i vetvarur nga nëna e tij sot në një fshat të Përmetit.
Burimet nga Policia lokale bëjnë me dije se i mituri është gjetur i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij.
Adoleshenti me iniciale E.D. u gjet I varur nga e ëma 44 vjeçare, V.D.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/