Ndarja nga jeta e presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri nuk ka tronditur vetëm futbollin kosovar. Pas lajmit të dhimbshëm të mëngjesit të sotëm, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka kushtuar disa fjalë mirënjohje ish-sulmuesit. Në statusin e tij në “Facebook”, Cana ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Vokrri.
Statusi i Lorik Canës:
Jam rritur duke me treguar babi Se si keni qenë zëri e nji kombi, me tregojke qe Fadili ishte i pakapshëm për të tjerët ,legjendë, dhe golëshenuës fanatstik!!! Humbje e madhe për të gjithë ne.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/