Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shtë ëndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, pas një arresti kardiak.
Legjenda 57-vjecare e futbollit kosovar ka pasur një komplikim dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pasi është rënduar gjendja e tij, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga punonjës të FFK-së, por të cilët nuk kanë pranuar të japin më shumë detaje pas lajmit shokues që kanë marrë.
FFK mbetet pa udhëheqësin e saj, ndërsa Kosova humbi njërin nga futbollistët më të mëdhenj në histori.
Vokrri ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës që nga viti 2008.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/