Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Durrës vrau nënën e 6 fëmijëve, zbardhet dëshmia e burrit: Ja si nisi sherri, më hipi gjaku në kokë sepse…

09/06/2018
DETAJE/ Durrës vrau nënën e 6 fëmijëve, zbardhet dëshmia e burrit: Ja si nisi sherri, më hipi gjaku në kokë sepse…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku Çlirim Shaholli ka lënë të vrarë bashkëshorten e tij, Adriana.

Gjatë marrjes në pyetje, babai i gjashtë fëmijëve ka deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, por gjatë një zënke e ka shtyrë atë dhe është përplasur me kokë në dysheme.

“Më mërziti duke më kujtuar faktin se nuk jam në punë. Më hipi gjaku në kokë dhe e shtyva. Ra keq me kokë në dysheme, por nuk doja ta vrisja”, është shprehur para oficerëve të Policisë autori, duke e pranuar krimin.

Ndërkohë, mësohet se në momentin e sherrit të çiftit bashkëshortor që përfundoi me vdekjen e 40- vjeçares, gjashtë fëmijët nuk kanë qenë brenda në banesë, por ndodheshin në oborr.

 

Mesohet se konflikti mes bashkeshorteve Shaholli ka nisur ne menyre banale dhe me pas perfundoi me nenen e gjashte femijeve te vdekur.

Sipas deshmise se dhene ne polici, burri ka treguar se i kishte kerkuar te hapte dritaret pasi kishte vape, ndersa bashkeshortja ka refuzuar me preteksin se futeshin mushkonjat ne shtepi.

Aty debati eshte acaruar dhe pas fjaleve radha i ka ardhur forces. Sipas bashkeshortit, cifti eshte shtyre me njeri-tjetrin derise shtyrja fatale ka ardhur nga Çlirimi, duke e perplasur ne nje cep mobilje bashkeshorten dhe me pas ne dyshemen prej betoni.

“Më datë 08. 06. 2018, rreth orës 19:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasja A. Sh., 40 vjeçe, banuese në Lagjen Nr. 15, Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh., 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën të ditur Policia.

Çifti me origjinë nga Korça ishin prindër të 6 fëmijëve, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Mësohet se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe se gjendja e tyre ekonomike ishte tejet e varfër.

40-vjeçarja ishte e vetmja që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë. Panorama

Tags: adriana shahollibashkehsorticlirim shahollivrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.