Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Avokat i Izet Haxhisë: Haxhia ishte mik i Azemit, nuk kishte pse të arratisej nga drejtësia

09/06/2018
Izet Haxhia kthehet në Shqipëri, gjykata turke vendos ekstradimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla ka dhënë përgjatë një interviste në emisionin ‘Kjo javë’ detaje nga dosja “Hajdari”.

Ish-trupoja e Sali Berishës, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ka kërkuar rihapjen e dosjes pasi pretendon se ka prova të tjera dhe duke qëndruar në këtë linjë, avokati Nikolla shprehet se klienti i tij nuk i është shmangur drejtësisë.

Avokati tha se: “Kërkesa e zotit Haxhia është e ligjshme, kërkesë si e çdo shtetasi shqiptar. Është e drejta e tij për rivendosjen e afatit. Kurdoherë kur kam një provë të re mund të shkoj në gjykatë të paraqes kërkesën. Kërkesa e përfaqësuesit që unë mbroj është e mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë. Provë është kjo mbështetje ligjore, që s’ka Zot që mos t’i japë të drejtën që i takon ligjit. Ne kërkojmë afat”.

Nikolla deklaroi se në asnjë pjesë të dosjes nuk ka qenë emri i Izet Haxhisë. “Është një shërbim specifik për çdo shtet dhe shërbim inteligjent dhe nuk ka probleme psikike. Ka datë, numër protokolli, grup informativ dhe është i cikluar dhe drejtuar kryeministrit Pandeli Majko dhe presidentit Rexhep Mejdani. Iu drejtohet autoriteteve të larta dhe në asnjë vend nuk është emri i Izet Haxhisë. Nga doli kjo? Kjo është një aneks-kontratë që të bëhet libri i plotë. Por kjo është nonsens, pastaj faturohet që ka pasur paramendim. Që të kesh paramendim duhet të kesh bashkëpunim, komunikim dhe motiv.”

Mes të tjerash, ai tha se Haxhia ka qenë mik i Hajdarit dhe se disa herë i ka mbrojtur edhe jetën.

“Izet Haxhia ka qenë mik me heroin e demokracisë dhe e ka mbrojtur në shumë raste atë dhe presidentin e vendit. Jeta e heroit të demokracisë Azem Hajdari është kërcënuar edhe 6 herë të tjera. As historikisht dhe as në momentet e çastit nuk e lidh me Izet Haxhinë”, tha avokati Nikolla

Tags: avokatiAzem hajdaridrejtesiaizet haxhia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.