Alarmi i ish-ministrit: Qytetarët dhe territori në rrezik, po na kërcënohet ekzistenca

Alarmi i ish-ministrit: Qytetarët dhe territori në rrezik, po na kërcënohet ekzistenca

111
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të shtunën, është shprehur se qeveria socialiste në pushtet po ndërmerr shumë politika anti-kombëtare, duke e bërë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet.

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Manjani sqaron se kjo qeveri po i degdis shqiptarët nëpër Europë duke kërkuar azil, ndërsa vendin e shndërron në një qendër azili për ISIS dhe refugjatët afrikanë.

Sipas tij, në territorin e Shqipërisë po përgatitet të digjen mbetje gjithfarësh të Europës, ku së shpejti tre inceneratorë do jenë me ‘gojë hapur’ në pritje të mbetjeve europiane.

Më tej, shkruan se droga vazhdon pa ndalim, ndërsa Europa na identifikon gjithnjë e më shumë si trafikantë dhe kriminelë.

Në politikën Europiane nuk konsiderohemi asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh”, thekson ai.

Për të, një qeveri normale, nuk mundet t’ia bëjë këtë gjëmë popullit dhe territorit të vet.

Nuk mundet që një qeveri normale të bëjë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet! Këtë politikë anti-komb e anti-shtet, vetëm qeveria e Rilindjes e bën! Kjo është e papranueshme!”, shkruan Manjani.

Shënimi i plotë i Ylli Manjanit

Nuk është më çështje e sigurisë, por e ekzistencës sonë!

Shqiptarët i degdis nëpër Europë duke kërkuar azil!

Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS e për refugjatë afrikanë!

Në territorin e Shqipërisë po përgatitet të digjen mbetje gjithfarësh të Europës. Së shpejti tre incenerarorë do jenë me “gojë hapur” në pritje të mbetjeve europiane!!!

Ndërkohë droga vazhdon pa ndalim! Në Europë gjithnjë e më shumë po na identifikojnë të gjithëve ne (me apo pa faj) si trafikantë e kriminelë!

Në politikën Europiane nuk konsiderohemi asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh.

Nuk mundet që një qeveri normale tja bëjë këtë gjëmë popullit dhe territorit të vet!

Nuk mundet që një qeveri normale të bëjë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet!

Këtë politikë anti-komb e anti-shtet, vetëm qeveria e Rilindjes e bën!

Kjo është e papranueshme!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY